Lukaku u zhbllokua me tripletë, zikaltërit nisin operacionin për ta zëvendësuar me yllin e ri të Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 9:20

Lukaku u zhbllokua me tripletë, zikaltërit nisin operacionin për ta zëvendësuar me yllin e ri të Italisë

Kohë për të humbur nuk ka: radha e klubeve që e kërkojë në Itali dhe jashtë saj është që tani e gjatë. Dhe çmimi i tij, pas ftesës nga kombëtarja italiane dhe golit në debutim kundër Anglisë, pritet të rritet në mënyrë të pashmangshme. Ja përse Interi po përshpejton operacionet për të siguruar shërbimet e Mateo Reteguit.

retegui

Sulmuesi 23-vjeçar është i njohur në ambientin zikaltër dhe muajt e shkuar ka pasur kontakte në Buenos Aires me babanë e tij menaxher. Për të vëzhguar në “Maradona” ishte edhe zëvendësdrejtori sportiv i Interit, Dario Baçin, i cili ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e djeshme kualifikuese të Italisë kundër Maltës.

Vlera e kartonit të sulmuesit të Tigres është rreth 12-15 milionë euro dhe ai është alternativa e parë për të zëvendësuar Lautaro Martinezin, por edhe Lukakun, i cili do të rikthehet në Londër në fund të sezonit.

lukaku

Sulmuesi belg u rikthye te goli me përfaqësuesen e Belgjikës pas një viti e gjysmë. Ai shënoi të tre golat në suksesin 3-0 ndaj Suedisë në transfertë, duke treguar se vazhdon të jetë pjesë thelbësore e projektit nën drejtimin e trajnerit të ri, Domeniko Tedesko.

Lukaku ishte shumë i entuziazmuar pas sfidës, ku edhe festimi i golave ishte me gishtin para buzëve, si për t’u përgjigjur kritikëve që e kishin “kryqëzuar” për paraqitjet me kombëtaren, por edhe me Interin këtë sezon.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por ne jemi të kënaqur. Luajtëm mirë. Jam shumë i lumtur që munda të luaj kaq shumë minuta dhe t’i tregoj botës se çfarë mund të jap. Ndihem si një pikë referimi te kjo Belgjikë. Gjatë stërvitjes u përpoqa të përfshija të rinjtë dhe t’u tregoja atyre se puna e palodhur jep gjithmonë rezultat. Nuk do të kishte kuptim t’i ulërija. E di se çfarë do të thotë debutim, sepse isha në vendin e tyre disa vite më parë. Të gjithë bënë mirë dhe tani ne mund të festojmë, ndonëse nga e hëna fokusi duhet të jetë te Gjermania. Ne mund të fitojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"