Luhet Vora-Apolonia/ Ismailaj: As barazimi nuk mjafton; Manellari: Mjafton të luhet futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2021 | 13:33

Luhet Vora-Apolonia/ Ismailaj: As barazimi nuk mjafton; Manellari: Mjafton të luhet futboll

Vora kërkon fitore ndaj Tomorit dhe për këtë e gjithë skuadra është e motivuar. Luajnë në Pezë-Helmës dhe e kanë të qartë se nuk mund të lënë kurrsesi pikë, përtej forcës apo emrit të kundërshtarit. Laurent Ismailaj bën llogaritë vetëm me trepikëshin, gjë që e pohon edhe për “Panorama Sport”.

Ismailaj

“Dirigjenti” i skuadrës vorake paralajmëron se janë të etur për pikë dhe e kanë të ngulitur mirë në mendje se nuk mund të bëjnë gabime në shtëpi. “Është një ndeshje delikate, pasi të dyja skuadrat i kanë të domosdoshme pikët. E megjithatë, Vorës nuk i falet që të gabojë nesër (sot). As barazimi nuk na mjafton”, tha mes të tjerash mesfushori. ABDULLA DUSHKU

Tomori është gati për javën e 4-t. Me një seancë të lehtë dhe plot porosi, skuadra u dha fund përgatitjeve dhe mori rrugën për kryeqytet. Sot do të sfidojnë Vorën në Pezë Helmës dhe llogaritë janë të qarta: të marrin pikë. Pasi gjetën fitoren, të besuarit e Klevis Dalipit nuk duan të ndalen. Edhe pse luajnë në transfertë, i kanë marrë masat.

unnamed

E megjithatë, beratasit mundohet që të shmangin euforinë dhe rrinë me këmbë në tokë. Kjo kuptohet edhe nga deklarata e dhënë për “Panorama Sport” prej mesfushorit Isi Manellari. “E rëndësishme është që në këtë impiant luhet futboll dhe kjo u shërben të dyja skuadrave. Nëse kemi mundësi të zhvillojmë një ndeshje në kushte korrekte, atëherë le të jetë fusha ajo që do të japë verdiktin. Ne vijmë përballë Vorës me moralin e lartë, sepse jemi duke kaluar vërtet një moment pozitiv, dhe me vlerësimin, por dhe respektin për vendësit”, tha lojtari pogradecar i beratasve. EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"