Skënderbeu “poker” Elbasanit, korçarët fitojnë lehtësisht dhe ndjekin Kukësin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 25, 2015 | 16:53

Skënderbeu “poker” Elbasanit, korçarët fitojnë lehtësisht dhe ndjekin Kukësin

SUPERIORJA-java 19Elbasani – Skënderbeu 1–4
Golat: Agboyi 67’ / Olainka 7’, Vangjeli 34’, Berisha 63’, Nimaga 89’
Elbasani: Ruçi, Jaupi, Dosti, Pisha, Kaçuli, Agboyi, Gava, Hila, Musta, Çyrbja (Lleshi 77’), Lamçja;(Në dispozicion: Myftarago, Gjorga, Shehi, Ujkashi, Mukja, Kasa).
Trajner: Muharrem Dosti
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli (Jashanica 42’), Radas, Arapi, Abazi, Progni (Nimaga 88’), Lilaj, Shkëmbi, Berisha, Martins (Sefa 75’), Olainka; (Në dispozicion: Llapanji, Alikaj, Osmani, Kame).
Trajner: Mirel Josa
Gjyqtarë: K.Cjapi, O.Grabova, E.Pashaj (Fier);
Kartonë të verdhë: Olainka 52’, Shkëmbi 80’
Delegat: Petrit Brahja
Vëzhgues: Ilir Kristo

Skënderbeu nuk e ka aspak të vështirë të fitojë përballë Elbasanit. Korçarët e drejtuar nga Mirel Josa kanë kaluar me sukses provën e radhës duke mos u sforcuar shumë. Bardhekuqtë kanë fituar në transfertë 1-4 përballë Elbasanit falë golave të Olainkës, Vangjelit, Berishës dhe Nimagës. Ndërkohë golin e nderit për Elbasanit e shënoi futbollisti i huazuar nga Skënderbeu, Agboi.

 

Skenderbeu-Elbasani

Elbasani Skënderbeu 1-4
Pjesa e parë Në një stadium të boshatisur si ai i “Elbasan Arenës” për shkak të mungesës së tifozerisë vendase, ndeshja mes Elbasanit dhe Skënderbeut ka nisur e qetë. Korçarët tregojnë freski në lojën e tyre duke treguar superioritetin mbi kundërshtarin. Janë pikërisht ata që qarkullojnë topin në minutat e para duke u përpjekur të afrohën në portën e Elbasanit dhe njëkohësisht duke ritur presionin. Përpjekjet e korçarëve shpërblehen shumë shpejt. Në minutën e 7 është Piter Olainka që përfiton nga një gabimi Pishës dhe rëmbën topin duke iu afruar zonës. Nigeriani godet fuqishëm duke mposhtur portierin Koçi dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së Mirel Josës. Pas golit të shënuar, korçarët e kanë më të thjeshtë të administrojnë lojën. Ata qarkullojnë topin, duke u përpjekur herë pas here që të godasin portën kundërshtare. Goli i dytë për Skënderbeun erdhi në minutën e  34 pas një aksioni të shkëlqyer. Martins rikuperon një top në zonën e tij dhe niset me shpejtësi përpara. Pason për Olainkën dhe ky i fundit jep asis për Vangjelin i cili nuk e ka të vështirë të realizojë duke dyfishuar rezultatin. Pas shënimit, Vangjeli pëson një dëmtim duke u dëtyruar t’i lerë vendin Jashanisës. Elbasani përpiqet të reagojë dhe në minitën e 40 është Lamçja që i afrohet golit, po gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Orges Shehi. Në shifrat 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë Në pjesën e dytë është pak a shumë e njëjta melodi. Skënderbeu që administron lojën dhe duke sulmuar herë pas here dhe Elbasani që has vështirësi në ndërtimin e aksioneve. Olainka është rrezik konstant për mbrojtjen e Elbasanit sa herë që ka topin në zotërim. Në minutën e 63-të korçarët gjejnë edhe golin e 3-të. Është Bernard Berisha që pas një kombinimi perfekt me Martins, turbullon gjithë mbrojtjen elbasanase dhe realizon golin  që e 3-të për Skënderbeun. Elbasani përgjigjet disa minuta më vone dhe është Agboi që ngushton diferencat. Pas golit të shënuar elbasanllinjtë marrin zemër dhe përpiqen të sulmojnë edhe më shumë, ndërkohë që Skënderbeu bën atë që i intereson më shumë: administron lojën dhe rezultatin. Me kalimin e minutave ndeshja i afrohet fundit. Korçarët shpërdorojnë disa mundësi të mira në fundin e ndeshjes me Prognin dhe Olainken. Në minutën e dundit të kohës së rregullt është Nimaga i sapofutur në lojë i cili shënon me koke edhe golin e katërt pas një topi të devijuar nga Arapi. Mbyllet gjithçka 1-4 dhe Skënderbeu e sheh veten në vendin e dytë në kuotën e 39 pikevë. Elbasani mbetet në vendnumëro duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim.

 

ELBASANI – SKENDERBEU 1-4
Golat: Agboi 68′ Olainka 7′ Vangjeli 34′ Berisha 63′ Nimaga 90′

LAÇI – PARTIZANI 1-1
Golat: Cetkoviç 10′ Bylykbashi 56

 

 






www.minuta90.com