Luftëtari në sulm, kërkon titullin për prestigj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2016 | 10:32

Luftëtari në sulm, kërkon titullin për prestigj

Në pritje të finales së sotme, Luftëtari, me seancën stërvitore të ditës së djeshme, u ka dhënë fund përgatitjeve antiKorab me objektiv shpalljen kampion të Kategorisë së Parë. luftetariPër të dytin e pankinës së Luftëtarit, Edmond Kodra, takimi i sotëm me Korabin në “Qemal Stafa”, në orën 16:00 ka marrë përkushtimin maksimal të futbollistëve bluzinj, por jo vetëm. Kodra Një ditë para sfidës së fundit të sezonit aktual, Kodra, në konferencën për shtyp për mediat lokale, për objektivin e radhës, si dhe për situatën brenda kampit bluzi, shprehet:

“Objektivin e fillimsezonit e arritëm pas sfidës me Apoloninë. Por, përballja e sotme me Korabin është një tjetër finale që duhet fituar. Në fushën e ‘Qemal Stafa’-s do të hyjmë vetëm për ngritjen e trofeut, edhe pse Rroca dhe Meto nuk janë në 100% të kondicionit më të mirë fizik.

Rikthimi i Arifaj pas skualifikimit është një ogur i mirë, çka na e bën më të lehtë si staf teknik ideimin dhe formatimin e 11- shes më të mirë”, thotë fillimisht Kodra. Ndeshja e fundit, ajo me Apoloninë ka rikthyer vë- mendjen dhe dëshirën e sportdashësve për të qenë sot të pranishëm në “Qemal Stafa”.

“Me përkrahjen e tifozëve, të cilët na kanë mbështetur fuqimisht, veçanërisht në ndeshjen me Apoloninë, Luftëtari do të dijë të triumfojë ndaj Korabit. Nesër (sot) do të jemi ofensiv, mbështetur mbi principin bazë të skemës taktike 4-3-3 e kondicionuar kjo nga gjendja fizike e Rrocës.

Së bashku me trajnerin Gerd Haxhiu i kemi qëndruar fanatik këtij moduli, gjithnjë në varësi të kundërshtarit. Gjithsesi, ndeshjet me një takim janë specifike ku episodet dhe detajet ndajnë fatin e 90-minutëshit. Nuk duhet të biem në eufori dhe të mos shpërqendrohemi, por të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë'”, përfundoi prononcimin e tij Kodra gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Në këtë takim, pritet që skuadra të mbështetet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Tifo-grupi “Shqiponjat Bluzi” ka nisur prej ditësh organizimin për këtë ndeshje finale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"