Luftëtari bën “pazar” në Dibër, merr Vangjel Zguron nga Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2016 | 19:32

Luftëtari bën “pazar” në Dibër, merr Vangjel Zguron nga Korabi

Përveçse në fushën e lojës, Luftëtari shkëlqen edhe në merkato. Pas sulmuesit Lamçja, skuadra gjirokastrite është përforcuar edhe në mesfushë me Vangjel Zguron e Korabit.

Vangjel Zguro Luftetatari 1

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bluzi me një postim në profilin zyrtar në “Facebook”. “Luftëtari bën goditjen e radhës në merkato. Vangjel Zguro zyrtarisht bluzi. Forca Luftëtari”, shkruhet në postimin që shoqëron dy foto të lojtarit me presidentin Grigor Tavo dhe zyrtarë të klubit.

Vangjel Zguro Luftetari 2

Kështu 23-vjeçari nga Pogradeci nuk ka humbur kohë për të gjetur një shtëpi të re, 24 orë pasi u la i lirë nga Korabi. Ai u aktivizua në dhjetë ndeshje të kampionatit dhe një në Kupën e Shqipërisë me ekipin dibran, por fërkimet me trajnerin Gerd Haxhiu bënë që klubi t’ia ndërpriste kontratën që i skadonte në fund të sezonit.

Për Luftëtarin ky është afrimi i dytë në merkaton e dimrit, pasi dy ditë më parë nga Teuta erdhi sulmuesi Eri Lamçja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"