Longo është optimist për Flamurarin: Jemi gati për “play off”-in, duam Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 18:59

Longo është optimist për Flamurarin: Jemi gati për “play off”-in, duam Superioren

Diego Longon e kënaq fitorja, loja dhe golat  e Flamurtarit në suksesin 3-1 ndaj Apolonisë. Për “Panorama Sport”, italiani tha se skuadra po ndryshon dhe po e bind çdo ditë.

longo

Longo tashmë beson se kjo skuadër do të kalojë me sukses edhe ndeshjet e “play off”-it për t’u ngjitur në Superiore. “Ekipi luajti shumë mirë. Më pëlqeu mënyra se si u shprehën në fushën e lojës. Më kënaqin edhe golat e realizuar. Skuadra po kalon një situatë shumë të mirë. Po më pëlqen.

Kemi dy muaj që po punojmë dhe skuadra është në një formë shumë të mirë. Në këtë ndeshje aktivizuam edhe një lojtar të ri, si Leshi nga ekipi i të rinjve dhe më pëlqeu për lojën që zhvilloi. Jemi gati për “play off”-in.

Skuadra është në formë. Do të punojmë me seriozitet edhe në këto ditë që na kanë mbetur. Objektivi ynë është që ta çojmë skuadrën në Superiore”, përfundon Longo.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"