Lojtari i Gjermanisë bën deklaratën e bujshme: Nëse Ozil kthehet do ta mirëpresim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 17:20

Lojtari i Gjermanisë bën deklaratën e bujshme: Nëse Ozil kthehet do ta mirëpresim

Largimi i Mesut Ozilit nga kombëtarja gjermane nuk ka qenë në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtari i Arsenalit u largua duke shpërthyer në akuza ndaj Federatës Gjermane pasi sipas asaj që ai pretendonte e kishin bërë pre të racizmit.

verner

Ndërkohë lojtari i Lipzigut, Timo Verner ka dhënë një deklaratë që shumë pak do e bënin në këtë lloj situate. “Mendoj se shumë njerëz në skuadrën e Gjermanisë do të ishin të lumtur nëse Mesut Ozil do të thoshte ‘do ta provoj këtë edhe njëherë”, – ka thënë Verer për SportBild.

ozil

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"