Liverpuli i bën manual fitoret me përmbysje, mposht Kristal Palas dhe i lë presionin Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 16:00

Liverpuli i bën manual fitoret me përmbysje, mposht Kristal Palas dhe i lë presionin Arsenalit

Liverpuli me plot kuptimin e fjalës mund të quhet skuadra e përmbysjeve të rezultateve. Këtë që ka bërë edhe sot Liverpuli ku arriti të marrë një fitore me përmbysje në shifrat 2-1 në Londër ndaj  Kristal Palas.

liverpul

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selhurst Park” u mbyll me suksesin e të besuarve të Jyrgen Klopit, që provizorisht janë në vendin e parë në Premier Ligë dhe presin sesi do të dalë Arsenali ndaj në Birmingham ndaj Aston Vilës, që në javëne  fundit mundi Mançester Sitin.

Golin për Kristal Palase shënoi Mateta  në minutën e 57-të dhe më pas vjen përmbysja e Liverpulit, ku në minutën e 76-të Salah barazoi shifrat në 1-1 dhe në minutën e parë shtesë Eliot realizoi golin e fitores për të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"