VIDEO/ Tjetër gafë e Milanit në Seria A, asist Interit për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 16:55


VIDEO/ Tjetër gafë e Milanit në Seria A, asist Interit për titullin

 Milani ka humbur ndeshjen e dytë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë u mposhtën në shtëpi nga Sasuolo me rezultatin 1-3.

sasuolo

Skuadra e Piolit  e nisi mirë ndeshjen me Romanjolin që shënoi që në minutën e 21. Vetëm tre minuta zgjati avantazhi pasi miqtë barazuan me Skamakën, i cili realizoi një super gol. Sasuolo gjeti avantazhin në minutën e 33. Mbrojtësi i kuqezinjve Kjaer devijoi topin në portën e tij.

Në pjesën e dytë Milani u përpoq të reagonte por ishte Domeniko Berardi që vulosi sfidën me golin e tretë. Për italianin ky ishte goli i 10 kundër kuqezinjve në 14 ndeshje.

Me këtë humbje Milani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, dhe i jep një asist Interit për titullin kampion me zikaltërit që janë vetëm një pikë prapa kuqezinjve në renditje.

 

MILAN- SASUOLO 1-3

21′ Romanjoli/ 24′ Skamaka, 33′ Kjaer(autogol), 66′ Berardi

 

 

FORMACIONET ZYRTARE

formacionet

PANORAMASPORT.AL