LIGA E EUROPËS/ Mbrëmje e çmendur! Leverkuseni shmang humbjen në minutën e 97-të dhe fluturon në finale, moment historik për Atalantën e Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 23:59

LIGA E EUROPËS/ Mbrëmje e çmendur! Leverkuseni shmang humbjen në minutën e 97-të dhe fluturon në finale, moment historik për Atalantën e Gjimshitit

Atalanta-Bajern Leverkusen është finalja e këtij sezoni në Ligën e Europës. Zikaltërit e Berat Gjimshitit mposhtën mbrëmjen e sotme Marsejën me rezultatin 3-0, duke “fluturuar” drejt finales së madhe, ndërkohë që ndeshja e parë u mbyll në barazim 0-0.  Një moment historik ky, me skuadrën italiane që siguroi finalen e parë Europiane! 

 

europa league

Kualifikim i vuajtur për Bajern Leverkusen, që arriti një barazim dramatik 2-2 ndaj Romës në frymën e fundit, falë triumfit 0-2 në ndeshjen e parë “aspirinat” e Ksavi Alonsos arritën në kualifikoheshin në finale. 

Paredees realizoi dopietën për Romën nga pika e bardhe e penalltisë në minutat 43 dhe 66, ndërkohë që autogoli i Mançinit rikthehu festën në stadium. Goli i Stanisiç në minutën e 97-të falë asistit të Xhakës, shmangu humbjen e parë sezonale për skuadrën gjermane, që vazhdon të mbetet e pathyeshme. Vlen të theksohet fakti se finalja e Ligës së Europës do të zhvillohet më 22 maj në Dublin. 

REZULTATET: 

BAJERN LEVERKUSEN – ROMA 2-2

Mançini 83′ (autogol), Stanisiç 90+7 / Paredes 41′ (p), 66′ (p)

GOLI I STANISIÇ 2-2 (VIDEO) 

AUTOGOLI I MANÇINIT 1-2 (VIDEO)

GOLI I PAREDES 0-2 (VIDEO) 

GOLI I PAREDES 0-1 (VIDEO)

ATALANTA-MARSEJE 3-0

Lukman 30′, Ruxheri 52′, Ture 90+5′

GOLI I TURE 3-0 (VIDEO) 

GOLI I RUXHERIT 2-0 (VIDEO)

GOLI I LUKMAN 1-0 (VIDEO) 

 

FORMACIONET ZYRTARE:  

BAJERN LEVERKUSEN – ROMA

 

ROMA

ATALANTA-MARSEJE

 

ATALANTA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"