VIDEO/ Partizani nuk dorëzohet kurrë! Një tjetër gol në shtesë i jep fitoren ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 0:18

VIDEO/ Partizani nuk dorëzohet kurrë! Një tjetër gol në shtesë i jep fitoren ndaj Laçit

Partizani vazhdon përsëri të çuditë me gola në minutat shtesë të ndeshjeve. Edhe sot, një i tillë i ka siguruar fitoren Partizanit në një transfertë shumë të vështirë ndaj Laçit.

bandicam 2023-11-01 13-58-41-941

Ndeshja mes dy skuadrave ishte e barabartë dhe kishte luftë në çdo cep të fushës. Megjithatë, munguan rastet për shënim të këtij dueli, pasi ekipet ishin shumë të vëmendshme për të mos lënë hapësira, më shumë se sa për të krijuar mundësi të rrezikshme para portës kundërshtare.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte përsëri Partizani që gjeti devijimin e duhur me anë të Taipit në shtesën e sfidës, për të siguruar tre pikë të arta që e mbajnë në hapin e Egnatias në kreun e renditjes.

LAÇI 0-1 PARTIZANI
90″+4′ Taipi

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+4’ GOOOL PARTIZANI! Keko nga e djathta harkon në zonë ku Taipi me kokë shënon golin e rezultatit 1-0. (VIDEO)

90’+3’ Karton i verdhë për Kryeziun.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Myrta merr vendin e Barjamajt në radhët e Laçit.

88’ Skuadrat janë të hapura në fushë dhe topi kalon sa në një anë ën tjetrën, pro mungojnë gjuajtjet drejt portës.

85’ Atanaskoski merr topin në të majtën dhe pasi driblon dy kundërshtarë tenton nga distanca, pa gjetur katërkëndorin.

62’ Melo ndëshkohet me karton të verdhë për protesta, pas një faulli që u dha kundër tij për një ndërhyrje ndaj Vilës. (VIDEO)

79’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Sembene i cili gjuan jashtë me kokë, por pastaj sinjalizohet në pozicion të parregullt.

78’ Manellari i lë vendin Bibos në radhët e Laçit.

74’ Vila merr vendin e Mehmetit, duke përfunduar zëvendësimet e Partizanit, ndërsa Laçi nuk ka kryer ende asnjë të tillë.

73’ Top nga thellësia në të djathtën për Barjamajn i cili nuk ia doli që të devijonte para portës së të kuqve.

70’ Kombinim mes Ujkës dhe Kurtit, pasimi i këtij të fundit në qendër devijohet në këndore nga Preka.

65’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Bintsuka shfaqet i vetëm para portës por Dajsinani bën mrekullinë dhe ndalon gjuajtjen e tij. (VIDEO)

63’ Melo nga e majta merr fundoren, pason për Manellain por gjuajtja e këtij të fundit devijohet në këndore nga Sembene. (VIDEO)

62’ Keko fiton menjëherë një goditje këndi në të djathtën e sulmit por të kuqtë nuk përfitojnë.

60’ Zëvendësim i trefishtë te Partizani me Grezdën, Kekon e Bintsuka të cilët hyjnë në fushë në vend të Rrapajt, Carës e Mensah.

57’ Faulle të njëpasnjëshme në këto minuta, me ekipet që po mundohen më shumë që të ndalojnë tentativat e rivalëve se sa të krijojnë aksione të mirëfillta për të shënuar.

53’ Rrapaj provon nga jashtë zonës në pozicion ballor, tentativa e tij është larg katërkëndorit të Dajsinanit.

52’ Cara ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Kurtit.

48’ Shfaqet menjëherë rrezikshëm skuadra e Laçit, që fiton një goditje këndi, por nuk arrin të krijojë mundësi për gjuajtje para portës së Qirkos.

46’ Nis pjesa e dytë më aktivizimin e Taipit  në vend të Bilalit.

45’+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Manellari provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, me topin që shkon larg kuadratit.

38′ Sembene shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

36′ Ujka provon me një gjuajtje me të djathtën, e cila ndalet në duart e Pano Qirkos. (VIDEO)

28′ Cara merr një top mjaft të bukur në zonë dhe godet me të majtën, por Dajsinani i mohon golin e sigurt të kuqve. (VIDEO)

22′ Topi shkon nga këmbët e Rrapajt te Mensah, me këtë të fundit që godet dhe ndalet nga Dajsinani. Gjithsesi kishte një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

11′ Melo lëviz bukur në zonë dhe gjuan me të majtën, por topi përplaset në shtyllë dhe më pas shkon jashtë. (VIDEO)

9′ Ujka provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Laç!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Kurti, P. Zhunior, Dajko, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Bajramaj, Melo, Sobouale.

Trajner: Mirel Josa

PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Bilali, Antanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Murataj, Maget, Cara, Mensah.

Trajner: Arbër Abilaliaj

WhatsApp Image 2023-11-01 at 13.24.04

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"