Liga e Konferencës/ Përcaktohen gjyqtarët, një estonez dhe një gjerman kanë në dorë fatin për Dajën e Duron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 10:27

Liga e Konferencës/ Përcaktohen gjyqtarët, një estonez dhe një gjerman kanë në dorë fatin për Dajën e Duron

Përveç Partizanit, Ballkani dhe Struga janë dy skuadrat e tjera shqiptare që kanë mbërritur në “Play Off” të Ligës së Konferencës, aty ku do të synojnë që të arrijnë grupet.

STRUGA BALLKANI

Për Ballkanin e Dajës, gjërat janë disi më të thjeshta pasi fitorja 4-1 në shtëpi ndaj BATE Borisovit, ia ka lehtësuar punën. Ndërkohë, për këtë takim është përcaktuar edhe gjyqtari i ndeshjes dhe do të jetë estonezi Juri Frisker i cili në fakt nuk ka shumë eksperiencë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Duro me Strugën duhet të përmbysin islandezët e Breidablik. Për këtë ndeshje, gjyqtar i takimit do të jetë gjermani Danuiel Shlager, i cili pak javë më parë ka gjykuar Tiranën në transfertën turke kundër Beshiktashit. Struga e humbi ndeshjen e parë në Ohër me rezultatin 0-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"