Liga e Kampioneve, Skënderbeu do të ndeshet me Dinamon e Zagrebit në ”Play-Off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2015 | 10:27

Liga e Kampioneve, Skënderbeu do të ndeshet me Dinamon e Zagrebit në ”Play-Off”

champions spektakel

Skënderbeu ka njohur sot rivalin për fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve. Korçarët do të kënë përballë si kundërshtar gjigandët kroatë të Dinamo Zagrebit.

UEFA ka përcaktuar datat e ndeshjeve për takimet e play-off.

Skënderbeu do ta luajë ndeshjen e parë të mërkurën e datës 19 gusht në “Elbasan Arena” në orën 20:45. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e datës 25 gusht në stadiumin “Maksimir” në Zagreb në orën 20:45. Një short i pafat për Skënderbeun, pasi si rivalë të mundshëm ishin edhe ekipe si BATE apo APOELI të cilët ishin dhe preferencat e klubit korçar.

Dinamo Zagreb është një kundërshtar me shumë traditë, për më tepër që kroatët njihen si klubi që prodhon talente. Aktualisht luan edhe një shqiptar, si mesfushori 18 vjeçar Endri Çekiçi. Për Dinamon kualifikimi në “play-off” erdhi me shumë fat. Ajo që i shpëtoi ishte barazimi i 3-3 në fushën e norvegjezëve të Molde, pasi takimi i parë në Zagreb u mbyll 1-1.

Dinamo Zagreb cilësohet si shkolla më e madhe e futbollit në Ballkan, të paktën për sa i përket viteve të fundit, duke parë lojtarë si Luka Modriç, Mateo Kovaçiç, Mario Manxukiç e shumë të tjerë që sot militojnë në skuadrat më të mëdha të kontinentit. Dominuese e frikshme në vendin e saj, Dinamo e Zagrebit është një skuadër shumë teknike ndonëse edhe për ta kualifikimi erdhi me shumë fat.

Dinamo është skuadra me famshme e Kroacisë me 17 tituj kampion edhe 4 në kohen e ish Jugosllavisë. Stadiumi i tyre quhet “Maksimir” me kapacitet, 60 mije vende. Tifozeria e tyre quhet “BadBluBoys” dhe jo pak herë kanë shkaktuar trazira nëper stadiume.  Në Kupat e Europës ata kanë që nga viti 1958 që marrin pjesë duke bërë paraqitje dinjitoze. Të vetmen përballje me ekipet shqiptare e kanë në vitin 1994 përballë Tiranës në Kupën UEFA të cilën e munden 2 here. 4-0 në shtëpi dhe 6-2 në Tiranë. 

Në përballjet e tjera, ndeshjet më interesante do të jenë ato Lazio-Bayer Leverkusen dhe Valencia – Monaco. Ja shorti i plotë i play-off të Champions League:

Astana-APOEL
Skenderbeu-Dinamo Zagreb
Selltik-Malmo
Bazel-Makabi Tel Aviv
BATE-Partizan Beograd
Lacio-Leverkusen
Mancester J.-Bryzh
Sporting-CSKA Moske
Rapiv-Shakhtar D.
Valencia-Monako

Ndeshjet luhen me 18/19-25-26 gusht

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"