Levandovski flet për incidentin me Jamalin: Jam zënë edhe në dhomat e zhveshjes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 14:10

Levandovski flet për incidentin me Jamalin: Jam zënë edhe në dhomat e zhveshjes…

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski gjatë një rrëfimi për “Foot Truck” ka folur për incidentin e tij me Lamine Jamal në La Liga.

levandovski

Polaku ka nënvizuar faktin se ajo gjatë ndeshjes së nëntorit nuk ishte e vetmja përplasje mes tij dhe talentit më të ri të Barcelonës. Duke u rrëfyer për kolegët polakë, sulmuesi 35-vjeçar ka saktësuar:

“Sigurisht, edhe unë kam bërë shumë gabime. Rashë në një lloj rryme negative dhe m’u desh shumë kohë të dilja prej saj , të kthehesha në normalitet. Përplasja me Jamal në fushën e lojës nuk ka qenë e vetmja mes nesh. Kemi bërë fjalë edhe në dhomat e zhveshjes, kemi debatuar edhe gjatë stërvitjes. Kur diçka ndodh në fushë, unë reagoj sepse dua të marr më të mirën nga çdo situatë. Por kjo është normale, nuk shoh ndonjë negativitet në këtë rast. Tani mund të shikoj prapa dhe të shoh se ka ende kohë të mira përpara, por viti 2023 ka qenë i vështirë. Tani duhet të shohim përpara dhe të bëjmë më të mirën për Barcelonën”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"