“Lërja vendin Canës ose Tares”, Duka replikon me komentuesin: Ndaje mendjen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 21:54

“Lërja vendin Canës ose Tares”, Duka replikon me komentuesin: Ndaje mendjen…

 

Jo gjithmonë postimet e ndryshme në rrjetet sociale shoqërohen me komente pozitive. Ka edhe nga ata që kritikojnë, madje edhe nga ata që të thonë se duhet të hapësh krahun dhe të vijë një tjetër në vendin tënd. Kështu i ka ndodhur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që ka shkëmbyer batuta me një ndjekës të tijin që i thoshte se vendin e tij duhet ta zërë një ikonë si Cana ose Tare.

pjimage (11)

Komentuesi: Zoti Duka ka ardhur koha që vendin tënd ta marrë një ikonë si Cana ose si Tare. Ata janë të aftë dhe të dashur për mbarë tifozët shqiptarë… Kështu do të kujtohesh gjithmonë për mirë nëse ia lë vendin atij që e meriton. Ndryshe do të jesh gjithmonë me petkun e diktatorit derisa të jesh në detyrë.

Duka: Do ta kem parasysh këshillën tënde, por duhet ta ndash mendjen, kë nga këta të dy mendon ti?…

Komentuesi: Ti mund të ironizosh, se po të ishte për mua do të zgjidhja që të ikje ti. Edhe jam i sigurt se të dy do të bënin shumë herë më shumë se sa ke bërë zotrote.

Duka: Jo gjithmonë të plotësohen dëshirat, edhe unë do të dëshiroja të mos më shkruaje ti.

Komentuesi: Nuk të shkruaj më se të preka në tela më duket…

170264206_787347962173838_1143175788738574695_n 169471507_845373899525685_1329373355906713776_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"