Legjenda e Junajtid lëshon “bombën”: Arteta do tërhiqet nga Arsenali për të drejtuar “Djajtë e Kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 15:02

Legjenda e Junajtid lëshon “bombën”: Arteta do tërhiqet nga Arsenali për të drejtuar “Djajtë e Kuq”

Mikel Arteta po bën një punë fantastike me Arsenalin, me “Topçinjtë” që ndodhen në garë për titull në Angli.

arteta ferdinand

Gjithsesi, sipas ish-mbrojtësit të Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, tekniku spanjoll nuk do të qëndrojë përgjithmonë në Londër me “topçinjtë”.

Sipas tij, Arteta do të ishte gati që të merrte drejtimin e Mançester Junajtid në fillimin e sezonit tjetër, nëse një ofertë nga “Djajtë e Kuq” do të vinte drejt tij.

“Mikel Arteta do të linte Arsenalin për tu bashkuar me Mançester Junajtid, 100%. Askush nuk po thotë që do të ndodhë, por në një ëndërr të çmendur, me Junajtid që do t’i japë dorën Ten Hagut dhe emri i Artetës do të ishte i pari në listë, ai do të thoshte: ‘Dëgjoni këtu djema, është emocionuese, por duhet të iki’”, tha Ferdinand.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"