Teuta e mbyll me maqedonasin, Kastriotit i ikën portieri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2018 | 14:59

Teuta e mbyll me maqedonasin, Kastriotit i ikën portieri

Mbrojtësi maqedonas, Bojan Gjeorgjevski nuk do të jetë më pjesë e Teutës. “Panorama Sport” mëson se 26-vjeçari është i larguari i parë nga skuadra e Bledi Shkëmbit.

Gjorgievski

Gjeorgjevskit i përfundoi kontrata pas aventurës 1 vjeçarë me “Djemtë e Detit”, teksa palët nuk kanë rënë dakord për të vazhduar më tej bashkëpunimin.

Nuk mungojnë largimet as tek ekipi i Kastriotit. Klubi krutan ka zyrtarizuar ditën e sotme mbylljen me konsensus të bashkëpunimit me portierin Klajdi Kuka, i cili është lënë i lirë.

kJ-1

Kuka luajti 14 ndeshje si titullar në pjesën e pare të sezonit, teksa drejtuesit kanë menduar që të shohin për një tjetër alternativë për katërkëndëshin e portës. Në ditët e ardhshme priten të tjera zhvillime për sa i përket lëvizjeve në kampin krutan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"