Lajme të mira për Partizanin, dy titullarët gati për sfidën me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 12:53

Lajme të mira për Partizanin, dy titullarët gati për sfidën me Teutën

Partizani nën drejtimin e Reinaldo Kalarit dhe Korado Sakones në fushë dhe mbikëqyrjes së Genc Tomorit ka nisur dje punën për transfertën e Durrësit, takim i cili do të luhet të mërkurën në orën 16:00. 

telushi

Për këtë takim të kuqtë do të jenë më të plotë, pasi kthehen nga pezullimi dy mesfushorët titullarë, që munguan në derbi, Bruno Telushi dhe Rron Broja. Këto rikthime bëjnë që alternativat të jenë më të shumta për stafin teknik dhe të rikuperojnë problemet që patën në derbi në mesfushë.

broja

Futbollistët kanë treguar gjendje të mirë, kështu që pa asnjë lojtar të pezulluar dhe pa të dëmtuar shpresohet që Partizani të kthehet te fitorja në transfertë ndaj Teutës.

Çështja “Mala” vijon të mbetet pa asnjë ndryshim, sepse lojtari vijon të vuajë pezullimin e klubit për mosdakordësinë për rinovimin e kontratës me Partizanin. Në dallim nga derbi, priten ndryshime të dukshme në formacion, pasi ka rikthime dhe rritje besimi te disa lojtarë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"