Laçi projekton Faton Toskin si kapiten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2016 | 15:52

Laçi projekton Faton Toskin si kapiten

Laçi po shkon drejt kompletimit si skuadër, teksa trajneri Marcelo Troisi po punon tashmë për formacionin ideal në prag të ndeshjes së parë ndaj Korabit. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, dje mbërriti sulmuesi brazilian, Bruno Akuino.

bruno akuino

Ky i fundit pritet të dalë sot për herë të parë në stërvitje me fanellën bardhezi, ndërkohë që sipas të gjitha gjasave do të firmosë zyrtarisht. Gjithashtu sot klubi pret të mbërrij edhe fantazisti brazilian, Bruno Anjelo, i cili do të kompletojë skuadrën.

Dëmtimi i brazilianit tjetër, Maikon Eskuerda, i cili luante në rolin e mesfushorit organizator, prishi planet e drejtuesve, prandaj dhe afrimi i një tjetër lojtari në këtë rol ishte i domosdoshëm. Ndërkohë, nisur nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur te Laçi, me interes pritet se kush do të jetë kapiteni i ri.

Burime të gazetës pranë klubit, tregojnë se këtë përgjegjësi pritet ta ketë mesfushori kosovar, Faton Toski. Goditja e bujshme e Laçit në këtë merkato, duke qenë se është një ndër lojtarët me më shumë eksperiencë, teksa ka luajtur edhe në Bundesligën gjermane, klubi do t’i besojë shiritin e kapitenit.

toski8-1390228597

Në fakt, edhe në ndeshjet e fundit miqësore që Laçi ka zhvilluar, kosovari ka mbajtur shiritin. Toski shihet si lideri i ri i kurbinasve dhe drejtuesit presin shumë nga mesfushori, për vetë karrierën e tij të pasur. Gjithashtu, klubi pret që brazilianët e ardhur së fundmi të bëjnë diferencën në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"