Laçi për kthesën e madhe ndaj Egnatias, Josa ka disa dilema për titullarët. Ja si pritet të rreshtohen kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 9:12

Laçi për kthesën e madhe ndaj Egnatias, Josa ka disa dilema për titullarët. Ja si pritet të rreshtohen kurbinasit

Laçi luan sot në fushën e vetë, në orën 13:30 një ndeshje delikate kundër Egnatias kryesuese. Skuadra e Mirel Josës vjen pas një barazimi në transfertë kundër Vllaznisë, që u konsiderua pozitiv nga stafi për të mbajtur lart moralin e lojtarëve.Laci

Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, trajneri Josa nuk kishte të gatshëm për shkak dëmtimi mesfushorin Uilliam Melo, ndërsa nga stoli e nisi edhe kapiteni Serxho Ujka. Mirëpo, sot pritet që lojtarë të rikthehen të gatshëm. Dilemat e trajnerit janë për disa pozicione, duke filluar nga mbrojtja, aty ku në krahun e djathtë, ka një balotazh mes Mjakit dhe Kurtit. Nga ana tjetër, me rikthimin e Ujkës në formacion, një mes Bajramajt, Kryeziut dhe Bibos, pritet ta nisë nga stoli.

Në krahët e sulmit me shumë mundësi do të luajë sërish braziliani Kristian, por gjithnjë duke konfirmuar situatën e Melos, i cili vjen nga dëmtimi. Laçi ka pesë ndeshje radhazi që nuk fiton dhe sot, përtej vështirësive që ka takimi me Egnatian, të besuarit e Josës do të bëjnë maksimumin për t’u rikthyer te fitorja, e cila mungon që prej 8 tetorit ndaj Skënderbeut. Bardhezinjtë kanë aktualisht 16 pikë, duke qenë një më pak se korçarët e vendit të katërt dhe 5 nga Tirana e vendit të tretë. Synimi i Laçit këtë sezon është të jetë pjesë e “Final 4” në fund, ndërsa do të kërkohet të shkohet sa më larg edhe në Kupën e Shqipërisë.La

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"