Laçi do Europën, kurbinasit dominues ndaj shkodranëve vitet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2018 | 20:19

Laçi do Europën, kurbinasit dominues ndaj shkodranëve vitet e fundit

Vllaznia-Laçi do të ndeshen të dielën për llogari të javës së 31-të të Superiores, takim i cili do të luhet në orën 16:00, në “Loro Boriçi”. Ekipi laçian në këto vitet e fundit ka treguar një supremaci ndaj Vllaznisë, si brenda, por edhe në transfertë. Në tri sezonet e fundit, kurbinasit njohin më shumë fitore sesa humbje ndaj Vllaznisë. Vetëm në këtë sezon, ku janë ndeshur tri herë, Laçi dominon bindshëm, pasi i ka fituar të tria sfidat.

laci vllaznia

Statistika këto, që favorizojnë miqtë nga Laçi, por Vllaznia është e detyruar që t’i sfidojë edhe shifrat, nëse kërkon të mbetet në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra e trajnerit Gjoka nuk po e përgatit takimin duke u bazuar tek e shkuara, por te nevoja për të marrë maksimumin dhe për të shpëtuar një tjetër sezon plot vuajtje dhe oscilacione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"