Laçi arrin të marrë fitoren e parë duke përmbysur Vllazninë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2016 | 15:48

Laçi arrin të marrë fitoren e parë duke përmbysur Vllazninë (VIDEO)

Ekipi i Laçit ka arritur të marrë fitoren e parë të këtij sezoni në Kategorinë Superiore, duke shënuar njëkohësisht edhe dy golat e parë. Këto 3 pikë jetike për kurbinasit vijnë në një ndeshje të rëndësishme ndaj një rivali direkt si Vllaznia, dhe për më tepër në transfertë.

vllaznia laci

Shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të Shtubinës, por më pas një supergol i Toskit nga goditja e dënimit dhe një gol i Lulajt në pjesën e dytë përmbysën shifrat në “Reshit Rusi”. Ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu tashmë ngjitet në kuotën e 6 pikëve duke mbajtur provizorisht vendin e 7, ndërsa Vllaznia e drejtuar nga Armando Cungu mbetet në kuotën e 7 pikëve, provizorisht në vend të 5-të.

Komenti minutë pas minute / Vllaznia – Laçi 1-2

90+3′ Përfundon takimi. Laçi arrin një fitore jetike.

85′ Minuta të tensionuara dhe me shumë ndërprerje të lojës këto të fundit. Vllaznia në kërkim të barazimit, por përpjekjet janë të dëshpëruara.

76′ Edhe Laçi kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Taubate, në fushë Toska.

74′ Vllaznia kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Vicer, në fushë Hoxha.

73′ Vecaj tenton nga jashtë zonës, por pret pa problem Selmani.

72′ Celhaka tenton një parabël nga jashtë zonës, e cila shkon rrezikshëm mbi portë.

lulaj gol

70′ Akuino ekzekuton një goditje dënimi duke e krosuar në zonë dhe aty Lulaj shfrytëzon më së miri topin që i del vetëm për vetëm përballë Agoviçit duke përmbysur shifrat.

69′ Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

63′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Çinari, në fushë Vecaj.

62′ Çinari tenton me një goditje të bukur, por portieri Selmani i vëmendshëm e largon topin në goditja këndi.

57′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Abraham, në fushë Celhaka.

49′ Laçi gjithashtu kryen një zëvendësim të detyruar. Largohet Toski me probleme në shpatull, në fushë Lipi.

46′ Fillon pjesa e dytë. Vllaznia luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

44′ Vicer ekzekuton një goditje dënimi afër zonës, por topi del jashtë mbi traun e portës.

38′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë të detyruar. Bardulla nuk mund të vazhdojë dot më pas ndërhyrjes së Akuinos disa minuta më parë që duket se i ka shkaktuar një dëmtim serioz. Në fushë kroati Vicer.

36′ Çinari tenton nga jashtë zone një goditje të rrezikshme, por Selmani e kontrollon topin pa problem.

32′ Karton i verdhë për Akuinon pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Bardullës.

31′ Vllaznia është hedhur në sulm në kërkim të rikthimit në avantazh por deri tani mungojnë mundësitë e pastra.

toski gol

24′ Supergol i kapitenit të Laçit, Faton Toski. Mesfushori ekzekuton me mjeshtëri një goditje dënimi nga më shumë se 40 metra larg duke kapur të papërgatitur portierin kundërshtar Agoviç.

20′ Vazhdon loja me ritëm të ulët dhe pa raste të rrezikshme pas golit të shkodranëve.

gol shtubina

14′ Çinari kroson nga krahu i djathtë një top bukur brenda zonës dhe Shtubina kërcen mbi mbrojtësit kundërshtarë duke goditur saktë me kokë për golin e parë.

13′ Ende asnjë rast për t’u përmendur. Të dy ekipet qarkullojnë topin në mesfushë dhe e kanë të vështirë të çajnë mbrojtjen kundërshtare.

6′ Takim i qetë në këto minuta të para. Ende nuk është regjistruar rasti i parë i rrezikshëm.

1′ Fillon takimi. Laçi luan topin e parë.

Mbahet një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes në nder të ish-trajnerit shkodran Esat Rakiqi, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

heshtje

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Agoviç, Gurishta, Cicmil, Bicaj, Gocaj,  Krymi, Tafili, Bardulla (Vicer 38′ (Hoxha 74′)), Çinari (Vecaj 63′), Kalaja, Shtubina
Trajner: Armando Cungu

Laçi: Selmani, Musaj, Qaqi, Lulaj, Shala, Pinto, Kastrati, Toski (Lipi 49′), Abraham (Celhaka 57′), Taubate, Akuino
Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtar kryesor: Klajdi Kola

KV: Bicaj 69′ / Akuino 32′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"