“Ky kualifikim do na ndihmojë nga ana psikologjike”, Fagu: Lojtarët nuk u dorëzuan në asnjë moment

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 16:43

“Ky kualifikim do na ndihmojë nga ana psikologjike”, Fagu: Lojtarët nuk u dorëzuan në asnjë moment

Tirana arriti një kualifikim dramatik në Elbasan përballë Teutës, duke shkuar kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu u shpreh tepër i lumtur për lojtarët, që sipas tij, nuk u dorëzuan asnjë moment.

bandicam 2024-03-06 16-38-55-289

“Jemi shumë të lumtur, por më shumë jam për lojtarët, të cilët nuk u dorëzuan deri në momentin e fundit. Dihet që ana psikologjike ka qenë e ulët dhe për shkak të rezultateve. Shpresoj që kjo fitore të na kalojë nga ai ngërç psikologjik të rezultateve.

Për momentin nuk mund të jap një përgjigje të saktë. Nesër do të jetë më e qartë pasqyra e dëmtimeve.

Nikqi? Është një lojtar i ri me vlera. Jo vetëm Nikqi, por edhe Tola, Jaku janë lojtarë që i japin rëndësi skuadrës.

Futbolli i tillë është. Ky kualifikim do na ndihmojë nga ana psikologjike për vazhdimësinë. Kemi dhe dy ndeshje nga ndalesat e kombëtareve dhe mendoj se do të marrim maksimumin nga këto ndeshje”, tha Fagu për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"