Kurrë më parë në këtë situatë/ Shkërmoqet ekipi i Kategorisë së Parë, ikin 2 titullarët e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 12:05

Kurrë më parë në këtë situatë/ Shkërmoqet ekipi i Kategorisë së Parë, ikin 2 titullarët e radhës

Në qytetin e Gjirokastrës s’duan ta besojnë periudhën e errët që po përjeton Luftëtari, më e errëta në historinë e tij 90-vjeçare. Kurrë më parë nuk ka ndodhur një situatë e tillë, ku ekipi nuk ekziston.

Futbollistet e Luftetarit

Futbollistët janë ata që e vuajnë këtë situatë dramatike dhe shumë prej tyre janë larguar për ta vazhduar karrierën diku tjetër. Të fundit janë kapiteni Aurel Demo dhe Erald Hyseni. I pari konfirmon ndarjen me bluzinjtë, teksa për “Panorama Sport” ai thotë:

DEMOO

“Nuk bëhet më fjalë për të qëndruar në Gjirokastër. Jam në pritje të dokumenteve të të fejuarës për të bërë celebrimin dhe më vonë do filloj shërbimin ushtarak në Greqi. Më vjen keq për gjendjen që po kalon Luftëtari. Më vjen keq që ndahem me tifozët e mrekullueshëm dhe me ekipin, ku them se mësova shumë. Nuk dua të flas për asgjë tjetër, pasi nuk do kishte kuptim. Të gjithë njerëzit janë në gjendje ta kuptojnë se si po shkojnë punët te Luftëtari. Shpresoj dhe besoj se një ditë hallet dhe shqetësimet e Luftëtarit do të marrin fund për mirë”.

erald-hyseni

HYSENI – Mesfushori Erald Hyseni e ka zyrtarizuar largimin me një postim në faqen e tij, ku pohon se ka fituar gjyqin. “Nga sot nuk do jem më pjesë e Luftëtarit. Nuk e kam dashur ndarjen me gjyq, madje pranova të falja shumë gjera që të pranonin 1 nga 8 oferta që ekipit i erdhën nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, por disa persona ia dolën të më mbanin peng. Faleminderit Gjirokastrës për mundësinë që më dha kur sapo kisha mbushur 18 vjeç.

I falënderoj tifozët, pasi na ndoqën edhe në ndeshjet kur ekipi i tyre i zemrës ishte në ditët më të errëta. Falënderoj çunat që ishin pjesë e ekipit, çdo trajner dhe çdo njeri tjetër që njoha aty. Faleminderit Luftëtari, uroj sa më shpejt rikthimin në elitë”, shkruan Hyseni.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"