Kupa, goleadë e të mëdhenjve, eliminohet ekipi i parë i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2016 | 14:00

Kupa, goleadë e të mëdhenjve, eliminohet ekipi i parë i Superiores

Kanë përfunduar takimet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, dhe si gjithmonë nuk mund të mungonin historitë alla-shpitare. 3 takime filluan me vonesë. Laçi-Turbina, që zhvillohej në Kamzë, filloi 12 minuta me vonesë për shkak të mungesës së forcave të Policisë. Korabi-Kamza, që zhvillohej në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, filloi me 32 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës, e cila kishte shkuar gabimisht në Pezë-Helmes.

skenderbeu butrinti

Edhe Vllaznia-Mamurrasi, që zhvillohej në fushën sërvitore “Reshit Rusi”, ka filluar 27 minuta me vonesë për shkak të pamjaftueshmërisë të forcave të rendit. Të gjitha ekipet e mëdha janë kualifikuar për më tej teksa dhuruan goleada si Skënderbeu, Tirana apo Flamurtari. Surpriza më e madhe e këtij turi është eleminimi i Korabit, ekipi i Kategorisë Superiore i cili u eleminua nga Kamza. Nesër do të luhet edhe takimi i fundit, ai mes Partizanit dhe Kevitanit.

Ekipet e kualifikuara për më tej janë Skënderbeu, Kukësi, Tirana, Laçi, Bylis, Luftëtari, Dinamo, Apolonia, Teuta, Vllaznia, Flamurtari, Tërbuni, Kamza, Kastrioti dhe Besëlidhja.

REZULTATET

Grupi A

SKËNDERBEU – Butrinti 8-0 (1-1)
Gavazaj 7′ (11-m), Nimaga 10′, 15′, 78′, 80′, Serxhio 35′, 73′, Idrizaj 87′

KUKËSI – Tomori 1-0 (3-0)
Bitri (a.g.) 90′

TIRANA – Sopoti 7-0 (1-1)
Taku 7′, 17′, Peçi 21′, 79′, 90′ Halili 84′, 86′

LAÇI – Turbina 3-0 (2-0)
Anjelo 17′, 30′, Malindi 67′

BYLIS – Shkumbini 4-0 (3-1)
Hyska 13′, Meto 67′, Roberto 71′, Metaj 85′

LUFTËTARI – Elbasani 2-2 (1-0)
Faje 6′, Bregu 90+2′ / Agastra 11′, Peqini

Pogradeci – DINAMO 1-1 (1-2)
Gërxho 79′

APOLONIA – Lushnja 1-0 (3-1)
Ibrahimov 75′

Grupi B

TEUTA – Shënkolli 2-0 (0-0)
Hila 27′, Magani 88′

VLLAZNIA – Mamurrasi 4-0 (3-0)
Vicer 35′, 39′, Çinari 75′, 76′

FLAMURTARI – Iliria 6-0 (0-1)
Bushiç 20′, Veliu 24′, Shkodra 28′, Telushi 60′ (11-m), 62′, Idrizaj 70′

TËRBUNI – Besa 4-1 (pas kohës shtesë) (1-1)

Korabi – KAMZA 0-2 (1-1)
Sefa 6′, Morina 76′

KASTRIOTI – Burreli 4-1 (1-3)
Karakaçi 33′, Marku 50′, Çutra 53′, Neziri 61′ (11-m) / Kurdneshi 81′

BESËLIDHJA – Erzeni 2-2 (3-1)
Dibra 3′, Bajiç 27′

Partizani – Kevitan | Luhet nesër në orën 14:00 | (5-1)

* Në kllapa () rezultati i ndeshjes së parë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"