Kupa e Shqipërisë për femra/ Partizani dhe Apolonia, finalistet e edicionit të 15-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 20:20

Kupa e Shqipërisë për femra/ Partizani dhe Apolonia, finalistet e edicionit të 15-të

Edicioni i 15-të i Kupës së Shqipërisë për femra ka arritur tashmë në aktin final, teksa janë zbuluar edhe dy finalistet e këtij kompeticioni. Partizani dhe Apolonia janë dy skuadrat që siguruan finalen e madhe të këtij edicioni pas takimeve gjysëmfinale që u u luajtën këtë të diel, me fieraket që mposhtën Gramshin dhe Partizanin që edhe pse u mund nga Tirana, kaloi në finale falë fitores 4-0 në takimin e parë.

kupa

Apolonia udhëtoi drejt Gramshit duke luajtur një ndeshje formale, pasi fieraket kishin fituar takimin e parë me shifrat e thella 11-0. Sakaq, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të dielën, Apolonia ia doli të triumfojë sërish me rezultatin 0-5 duke siguruar kështu finalen e madhe ku do të përballet me Partizanin.

Të kuqet u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Tirana në takimin e zhvilluar më 4 shkurt në kompleksin ‘Skënder Halili’, e megjithatë kaluan për herë të parë në histori finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza pas fitores së siguruar në takimin e parë gjysmëfinal, ku të kuqet triumfuan me rezultatin 4-0.

Kësisoj, finalja e madhe do të luhet mes Apolonisë dhe Partizanin, me dy skuadrat që përballen për herë të parë në finalen e këtij kompeticioni. Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë në javët në vijim edhe datën e vendin se ku do të luhet kjo finale emocionuese mes Apolonisë e Partizanit.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza

27.02.2024 Apolonia – Gramshi       12-0/ 05.02.2024 Gramshi – Apolonia 0-5

28.02.2024 Partizani – Tirana           4-0/ 05.02.2024 Tirana – Partizani 1-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"