Kukësi mes dy “zjarreve”, beteja me Teutën përcakton fatet e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 10:29

Kukësi mes dy “zjarreve”, beteja me Teutën përcakton fatet e sezonit

Kukësi e sheh si finale përballjen me Teutën, pasi vetëm fitorja i mban gjallë shpresat për t’u ngjitur në klasifikim.

KUKESI 1

Për këtë arsye, verilindorët do të tentojnë që të marrin maksimumin e mundshëm, edhe për faktin se luajnë në shtëpi, edhe pse “Kukës Arena” nuk është arma e tyre më e fortë.

Në këtë ndeshje, blutë vijnë jo pa probleme, ku zyrtarisht Dobi nuk do të ketë të paktën dy lojtarë për shkak largimesh, si Zivkoviç dhe Moraesh.

Por nga ana tjetër nuk do të ketë të gatshëm për arsye kartonësh edhe mesfushor in Shqiprim Taipi, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve.

Bëhet fjalë për një mungesë të rëndësishme, sepse mesfushori është një lojtar kyç në skemat e Kukësit.

Në total, në krahasim me sfidën e kaluar ndaj Kastriotit, Dobi do të ketë të paktën tri forca më pak në skuadër, ndërkohë që deri në sfidën me durrsakët mbetet për t’u parë se si do të vijojnë ngjarjet në klub.

MES DY “ZJARRESH” – Kukësi aktualisht është mes dy zjarresh, ku nga njëra anë kërkon pikët për t’iu afruar kreut dhe Europës e nga ana tjetër kërkon pikët për të mos rrëshqitur akoma më shumë në fundin e renditjes.

Skuadra vijon të jetë në zonën e ftohtë dhe pavarësisht se për momentin askush nuk e mendon në Kukës mbijetesën, pikët thonë të kundërtën dhe duhet marrë seriozisht.

Pikërisht rezultati që verilindorët do të koleksionojnë ndaj durrsakëve dotë ndajë në njëfarë mënyre edheobjektivat për të cilët do të luftojëKukësi, edhe pse rruga është ende e gjatë dhe ka shumë ndeshje përpara.

Humbja e mban në vendet e fundit dhe një disfatë në shtëpi përballë ekipit qëmbyll klasifikimin tregon përpotencialin që ka kjo skuadër, duke mos pretenduar që këtë sezon të bëjë gjëra të mëdha.

Në një situatë të tillë, përballja me Teutën shihet si shumë e rëndësishme, ndaj në Kukës duan ta kalojnë me sukses.

KONTRATAT – Paralelisht me skuadrën në fushë, po punohet edhe nëpër zyra. Thuhet kështu, pasi në Kukës shumë lojtarë kanë dalë jashtë planeve dhe nukkanë qenë brenda pritshmërivetë klubit, ndaj drejtuesit po mundohen të gjejnë gjuhën për të zgjidhur me marrëveshje kontratat. Problemi i vetëm qëndron në faktin se thuajse të gjithëlojtarët e afruar këtë merkato kanë firmosur kontrata dy-vjeçaredhe nuk është e lehtë gjetja e gjuhës për të mbyllur marrëveshjet.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"