Ksavi Hernandez do të largohet nga Barcelona, ja 5 kandidatët për stolin blaugrana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 12:45

Ksavi Hernandez do të largohet nga Barcelona, ja 5 kandidatët për stolin blaugrana

Ksavi Hernández me vendimin e tij për t’u larguar nga drejtimi i Barcelonës në fund të sezonit ka hapur debatin për pasardhësin e tij.

KSAVI

Trajneri i katalanasve, me kontratë deri në vitin 2025 plus një vit tjetër opsional, njoftoi se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, me kohë të mjaftueshme që Joan Laporta dhe lidershipi sportiv i Barçës të udhëhequr nga Deko të zgjedhin një zëvendësues. Ka disa emra që mund të marrin drejtimin e stolit të Barcelonës, duke marrë parasysh se opsionet për Pep Guardiolën dhe Luis Enriken, të dy me kontrata deri në vitin 2025 me Mançester Sitin dhe PSG-në duken të pamundura.

HANSI FLIK – Teksa në Spanjë kanë nisur të qarkullojnë emrat e para, duke filluar që me Rafa Markez, që aktualisht drejton ekipin e dytë të Barcelonës, “bomba” ka ardhur nga Gjermania. Ka qenë tabloidi gjerman “Bild” që ka nënvizuar se kandidati më serioz për stolin e Barcelonës për sezonin e ardhshëm është ish-tekniku i Bajerni dhe i Gjermanisë, Hansi Flik. I mbetur pa skuadër Flik do të ishte një zgjedhje e përshtatshme për Barçën.

EKIPI PËR LUIS ENRIKEN – Por në skuadër dëshirojnë një tjetër emër. Sipas “Mundo Deportivo”-s, lojtarët dëshirojnë në stol një ish-trajner të Barcelonës, Luis Enriken. Tekniku është në krye të PSG-së dhe do të jetë shumë e vështirë, por deri në fund të sezonit asgjë nuk përjashtohet.

TË TJERËT – Por në listë janë dhe trajnerë të tjerë, Tiago Mota (Bolonja), Mikel Arteta (Arsenal) dhe Imanol Alguasil e Miçel (Girona) janë gjithashtu alternativa për stolin e Barçës pas largimit të Ksavit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"