Kriza financiare e klubeve, zbulohet kërkesa e FSHF-së pas pezullimit të aktiviteteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 16:11

Kriza financiare e klubeve, zbulohet kërkesa e FSHF-së pas pezullimit të aktiviteteve

Kriza financiare që ka prekur futbollin shqiptar në vitet e fundit është thelluar edhe më shumë pas pezullimit të aktiviteteve. Mbyllja e shumë bizneseve në këtë situatë emergjente pas përhapjes së koronavirusit dhe fakti që nuk dihet se kur do të rikthehet në normalitet vendi, i ka futur në kolaps edhe klubet e futbollit.

kategoria-superiore

Halli më i madh për momentin është nëse do të paguhen lojtarët në këtë periudhë pauzë, edhe pse ekziston një kontratë legjitime dhe që duhet zbatuar… Dihet tashmë që shumica e klubeve në futbollin shqiptar nuk kanë qenë korrektë në likuidimin në kohë të pagave ndaj lojtarëve apo zyrtarëve të tjerë.

Situata bëhet edhe më e rëndë tani, kur çdo gjë është e stopuar dhe vetë FSHF shpreson që, ashtu si shteti do të veprojë me bizneset, të ndihmojë në këtë mënyrë edhe klubet e futbollit.

ilir shulku

“Kriza financiare? Jemi duke përgatitur një shkresë, ku do t’i kërkojmë qeverisë shqiptare, që siç funksionon në të gjitha bizneset e tjera, edhe klubet të kompensohen me një pjesë nga shteti”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"