Krisje drejtuesish te Partizani, situatë aspak e mirë në kampin e kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2019 | 11:26

Krisje drejtuesish te Partizani, situatë aspak e mirë në kampin e kuq

Prej kohësh presidenti Gaz Demi ia kishte lënë në dorë drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama, menaxhimin e Partizanit. skender gega olsi rama

Edhe ndryshimet në stolin drejtues në verë te kampionët janë bërë me bekimin e drejtorit Rama, madje këtë gjë e pohoi në prezantim edhe trajneri Franko Lerda, i cili duhet pranuar se është bërë shkak që në kampin e kuq të ketë një krisje mes drejtuesve.

Presidenti Demi, në përgjithësi, ka qenë i pakënaqur nga drejtimi i trajnerit italian, i cili ishte piketuar për t’u larguar më herët, por fitoja në derbin e fazës së parë i shtoi “jetën”. Vendimi për shkarkimin e trajnerit Lerda është një pasqyrë e saktë që marrëdhëniet në kupolën e kuqe nuk janë si më parë. Vendimi i dhënë në faqen e klubit ishte i gjithi në vetë të parë, ku publikohej se Lerda është shkarkuar nga presidenti. Demi-Lerda

Madje, drejtori Rama, i ndodhur jashtë vendit, nuk ka qenë në dijeni të situatës që po ndodhte. Edhe pritja e Lerdës në Tiranë për t’u kthyer drejtori Rama apo rekordi i vendosur nga presidenti Demi, që si kurrë më parë ka qenë tri ditë radhazi në stërvitje, tregojnë se marrëdhëniet në kullën drejtuese kanë pësuar krisje, të cilat kanë të bëjnë thjesht me menaxhimin e asaj që ka ndodhur te Partizani në 6 muajt pas fitimit të titullit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"