Korabi dhe Luftëtari ngjiten zyrtarisht në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2016 | 18:40

Korabi dhe Luftëtari ngjiten zyrtarisht në Kategorinë Superiore

korabi kampion i grupit a

Korabi kampion i Grupi A

Korabi pas 54 vitesh ngjitet në Kategorinë Superiore. Dibranët kanë fituar 0-1 në “Reshit Rusi” ndaj Adës së Velipojës. Golin për miqtë e ka realizuar Erlis Frashëri.Ndërkohë në grupin B, Luftëtari ka fituar ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1.

Luftëtari - Apolonia

Luftëtari – Apolonia

Gjirokastritët festojnë zyrtarisht ngjitjen në Superligë, pas trepikëshit të marrë ndaj fierakëve, duke e mbyllur të parët. Golat u shënuan nga Albano Aleksi (autogol) në favor të Apolonisë, ndërsa më pas përmbysi gjithçka Canka dhe Bregu me penallti në kohën shtesë.

Luftëtari rikthehet në Superiore pas katër sezonesh.

turbina pogradeci

Turbina -Pogradeci

Turbina ka siguruar mbijetesën, pasi ka fituar 8-3 ndaj Pogradecit. Një lojë teatrale në cërrik, pasi skuadra mike i ka hapur portën vendasve për ti ndihmuar të qëndrojnë në Kategorinë e Parë.

Vendasve u duhej një fitore me 6 gola diferencë për të siguruar mbijetesën nisur nga llogaritë me rivalët direkt dhe ja dalin.

Rezultatet e takimeve të zhvilluara sot.

Grupi A

Mamurrasi-Besa 0-0
Golat: S’ka
Burreli-Kamza 3-2
Golat: Kaloshi 08′, Ajazi 78′
Iliria-Erzeni 3-3
Golat: Lleshi,Doku/ Teqja15′

Ada-Korabi 0-1
Golat: Frashëri 45′
(Në Shkodër)
Kastrioti-Besëlidhja 3-3
Golat: Alikaj 22′, Tali 30′, Domgjoni/ Gjorgjeviç 10′, Hajdari 67′

Lojtarët e Kastriotit gjejnë mënyrë origjinale për të protestuar para ndeshjes me Besëlidhjen.

Lojtarët e Kastriotit gjejnë mënyrë origjinale për të protestuar para ndeshjes me Besëlidhjen.

Grupi B

Elbasani-Shkumbini 2-0
Golat:Dosti 54′, Abazaj 89′ 
Dinamo-Sopoti 3-1
Golat:Turdiu 08′,64′, Kolgega 30’/ Dhima
(Në “Qemal Stafa”)
Butrinti-Lushnja 3-0
Golat:Hoxha 67′
Turbina-Pogradeci 8-3
Golat:Caushaj 06′, Muhollari 28′, Pere (pen) 35′, Çaushaj (2)/ Topllari 78′, Hasanaj
Luftëtari-Apolonia 2-1
Golat: Canka 79′, Bregu 90′ (pen)/ Aleksi (autogol) 77′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"