Kombëtarja zyrtare e minifutbollit nis kolaudimin për Europianin 2024, grumbullim dhe miqësore ndaj Malit të Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 10:09

Kombëtarja zyrtare e minifutbollit nis kolaudimin për Europianin 2024, grumbullim dhe miqësore ndaj Malit të Zi

Ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e minifutbollit, teksa Kombëtarja kuqezi do të vijojë traditën e përfaqësimeve në evenimentet më prestigjioze ndërkombëtare të këtij sporti.

minifutboll kombetarja

Shqipëria, siç dihet ka siguruar kualifikimin për në “Euro 2024”, event që do të zhvillohet më datat 1-9 qershor në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, komptecion zyrtar i organizuar nga Federata Europiane e Minifutbollit (EMF), me pjesëmarrje të 24 përfaqësueseve nga kontinenti i vjetër. Kjo do të jetë eksperienca e tretë e Shqipërisë së minifutbollit në një Kampionat Europian, pas “Ukrainë 2018” dhe “Sllovaki 2022”.

Në kuadër të përgatitjeve për Europianin, ashtu sikurse ishte parashikuar, Shqipëria do të zhvillojë të premten e ardhshme më 16 shkurt edhe miqësoren e parë. Kuqezinjtë do të presin në Tiranë përfaqësuesen e Malit të Zi, sfidë që do të luhet në orën 20:30 në fushën e Laprakës.

Si gjithnjë boshti i Shqipërisë, me 12 lojtarë, do të jetë ai i skuadrës Prestige, ndërsa përfaqësuesja kuqezi do të realizojë grumbullim për të përgatitur këtë miqësore. Një tjetër grumbullim Shqipëria do ta ketë edhe në muajin maj, teksa do të marrë pjesë në një turne me 4 shtete që do të mbahet në Malin e Zi.

Kujtojmë që vetëm disa muaj më parë Shqipëria për herë të parë në histori mori pjesë edhe në Kampionatin Botëror të Minifutbollit, aktivitet që u mbajt në tetor në Al Ras Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"