Kërkohet rikthimi te fitorja, Shpresat kuqezi sot për të mundur Malin e Zi në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2023 | 9:50

Kërkohet rikthimi te fitorja, Shpresat kuqezi sot për të mundur Malin e Zi në Rrogozhinë

Kombëtarja Shpresa, e drejtuar nga Alban Bushi, do të kërkojë sot fitoren ndaj Malit të Zi pas asaj humbjeje të papritur në Finlandë me shifrat 4-1. Shqipëria U-21 do të luajë për herë të parë një ndeshje zyrtare për eliminatoret e Europianit në stadiumin e Rrogozhinës, pikërisht në orën 14:30 të kësaj të marte.

Shpresat Shpendi

FSHF bëri këtë zgjedhje, duke pasur parasysh kushtet e mira të stadiumit ku luan Egnatia në Superiore, ndërsa gjasat janë që hyrja në stadium të jetë falas, edhe pse ende institucioni i futbollit nuk ka bërë një njoftim zyrtar.

Trajneri Bushi pritet të bëjë ndryshime në formacion, në krahasim me 11 lojtarët që hodhi në fushë në transfertën e Finlandës.

Sipas asaj që ka njoftuar zyra për mediat në FSHF, sulmuesi Kristian Shpendi dhe mesfushori Enis Shabani kanë shfaqur probleme fizike dhe pritet të mungojnë ndaj Malit të Zi.

Trajneri ka grumbulluar Stiven Bibon dhe Eljon Toçin, që luajnë me Laçin dhe Sestri Levanten. Ndërkohë, pas tri ndeshjeve në Grupin E, kuqezinjtë kanë grumbulluar gjashtë pikë.

grupi e

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"