Këngëtarja serbe habit me deklaratën e saj: Shaqiri më ka dërguar video nga dhoma e zhveshjes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 14:33

Këngëtarja serbe habit me deklaratën e saj: Shaqiri më ka dërguar video nga dhoma e zhveshjes…

Ndeshja Serbi-Zvicër shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet e cila vazhdon të përflitet edhe sot.

Këngëtarja e njohur serbe Maja Nikolic, i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj.

Teksa ishte e ftuar në një emision sportiv në Serbi, ajo ka komentuar kampionatin botëror të Katarit:

“Për mua futbolli është një gjë e madhe. I përkrah dhe i dua aq shumë, saqë isha gati të këndoja për ta tre ditë sikur të arrinin ta mposhtnin Zvicrën”.

Mirëpo më tej Nikolic zbuloi se futbollisti shqiptar Shaqiri i ka dërguar një video nga dhoma e tij e zhveshjes duke dëgjuar këngët e saj.

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. U thash mos më përshendesni rastësisht, por asnjërit deri sa të na kërkoni falje publike, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndesni?”- tregoi ajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"