“Kemi bërë një sezon të shkelqyer”, Pep Guardiola para duelit me Arsenalin: Tani çdo sfidë është thelbësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 16:52

“Kemi bërë një sezon të shkelqyer”, Pep Guardiola para duelit me Arsenalin: Tani çdo sfidë është thelbësore

Kjo fundjavë do të jetë plot emocione në Premier Ligë, teksa do të shohim Mançester Sitin të përballet me Arsenalin e vendit të parë. Diferenca midis dy ekipeve është vetëm një pikë dhe do të jetë një ndeshje që mund të vulos fatet e garës për titullin kampion, të njërit prej ekipeve.

guardiola

Për t’u përmendur është fakti se ekipi i Pep Guardiolës, pavarësisht se ndodhet në vendin e 3-të të renditjes, po vazhdon të ketë një sezon spektakolar. Akoma vazhdojnë të jenë në garë për të 3 trofetë dhe shanset janë të mëdha që të mund të përsërisin të njëjtin sukses si sezonin e kaluar. Në lidhje me këtë situatë, dha një opinion edhe tekniku spanjoll i “qytetarëve” në një konferencë për mediat, teksa u ndal të fliste edhe për kundërshtarët e së dielës, Arsenalin.

“Ashtu si sezoni i kaluar, edhe ky sezon ka qenë tashmë i shkëlqyer. Të qenit ende në garë për të fituar tre tituj të rëndësishëm tregon se ne po bëjmë sërish një punë të pabesueshme. Tani na presin 10 ndeshjet e fundit të Premier Ligës dhe ne e fillojmë këtë rrugëtim duke u përballur me liderët, një sfidë për të cilën tifozët tanë do të na japin të gjithë mbështetjen që na nevojitet. Në këtë moment, në fakt, çdo sfidë është thelbësore.

Arsenali është një klub që ka punuar me të njëjtin trajner për një kohë të gjatë dhe ata kanë aftësinë për të kontrolluar gjithmonë lojën. Vazhdimisht duke u përmirësuar pasi mbeten në përputhje me idetë e trajnerit të tyre. Në pauzë u stërvitëm shumë mirë dhe mund të them se jemi gati për sfidën”.

Mançester Siti do të përballet me Arsenal, të dielën me 31 mars në orën 17:00, në “Etihad Stadium”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"