“Kemi bërë histori”, kapiteni Kuç: Luajtëm sikur nesër nuk do të ekzistonim, do tentojmë kualifikimin nga grupet  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 23:48

“Kemi bërë histori”, kapiteni Kuç: Luajtëm sikur nesër nuk do të ekzistonim, do tentojmë kualifikimin nga grupet  

 Kapiteni Edvin Kuç është padyshim luftëtari i Ballkanit. Mesfushori dallohet për shpirtin e tij luftarak, teksa në çdo ndeshje jep maksimumin për skuadrën e tij. Këtë gjë bëri edhe sot ndaj BATE-s. Në prononcimin e dhënë pas kualifikimit madhështor për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës, Kuç u shpreh:  

Kuc

“Kemi pritur një ndeshje më të vështirë se në Prishtinë. Kundërshtari u fut “all in”. Ne kemi mbrojtur mirë, bëmë disa gabime, në pësimin e golit, por ia dolëm dhe në fund mendoj se jemi kualifikuar me plot meritë. 

Është kënaqësi e madhe kur luan me këta djem fantastik në një klub fantastik. E kemi merituar me gjithë këtë sakricië që kemi bërë. Kemi bërë krenarë komplet Kosovën, sot kemi luajtur sikur nesër nuk do të ekzistonim. Tani kemi bërë histori, ishalla vazhdojmë dhe bëjmë krenarë Kosovën.  

Këtë vit kemi eksperiencë dhe lojtarë më shumë, kemi bërë merkato mirë. Nesër do të presim shortin, ishalla provojmë të marrim sa më shumë pikë në grup dhe për të kaluar pse jo”, përfundoi Kuç.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"