“Kemi bërë diçka që nuk e kanë bërë klubet e tjera për pagat”, zyrtari i Partizanit: Të gjithë do donin të punonin me Olsi Ramën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 20:16

“Kemi bërë diçka që nuk e kanë bërë klubet e tjera për pagat”, zyrtari i Partizanit: Të gjithë do donin të punonin me Olsi Ramën

Zyrtari i Partizanit, Gjergji Xharo në një prononcim të dhënë së fundmi, ka sqaruar gjithçka në lidhje me pagat e klubit për lojtarët për muajin mars.xharo

Xharo u shpreh se klubi i kuq ka vendosur që t’iu japë lojtarëve 30-40% të pagës për muajin mars, ndryshe nga të gjitha ekipet e tjera shqiptare. Gjithashtu ai tregoi se në rast se futbolli do të rinisë në qershor, lojtarët do të paguhen si në vitet e tjera.

“Do të presim fundin për të bërë llogarit e për të parë ku kemi çaluar. Nëse do të ishte kaq e thjesht do të kishim 10 ekipe kampione. Tani kemi Tiranën në vend të parë e të gjithë hodhën dyshime në fazën e parë, por tani janë në krye. Nuk dihet pasi mund të fitojmë 10 ndeshje e të renditemi më lartë në klasifikim. Për rifillimin e kampionatit Partizani nuk di asgjë më shumë se klubet e tjera.

Pagat te Partizani? Ka dalë një dokument i klubit dhe nuk na prish shumë punë. Është një dokument që është keqinterpretuar në media. Mesa di unë 9 skuadrat e tjera nuk janë paguar për marsin, ndërsa Partizani ka vendosur t’iu japë lojtarëve 30-40% të pagës së tyre dhe kjo është diçka shumë e mirë, pasi ka paguar para për lojtarët ndryshe nga klubet e tjera. Ne e kemi me dokument që do ta paguajmë dhe mund të bëjmë si presidenti i Tiranës.

Kontratat janë sezonale, dhe duhet përfunduar kontrata për tu rinovuar tjetra. Nëse futbolli fillon në qershor, futbollistët do paguhen si vitet e tjera. Olsi Rama është një nga drejtorët më të mirë me të cilin të gjithë do donin të punonin. Sormani një nga italianët më të mirë që kam njohur.

Nuk besoj se ka ndonjë klub që po mendon për merkaton pasi ne jemi të paqartë për këtë sezon. Besoj se ashtu si në vitet e fundit, Partizani është një klub që mendon me qetësi dhe siguri për merkaton. U largua një trajner, u mor koha për të gjetur një trajner tjetër dhe ne jemi një klub që nuk marrim vendime të nxituara.”, u shpreh Xharo për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"