Kejn i pandalshëm: Perfekte, momenti më i mirë i sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 21:21

Kejn i pandalshëm: Perfekte, momenti më i mirë i sezonit

Herri Kejn rezultoi ven dimtar në suksesin e pastër të Bajern Mynih kundër Lacios, takimi i vlefshëm për fazën me eliminim direkt në Champions. Sulmuesi anglez kontribuoi me dopiet, ndonëse trajta e finalizimeve nuk ishte e një shkalle të lartë vështirësi.

KEJN

Futbollisti me numër “9” në kampin e bavarezëve u shpall edhe lojtari i ndeshjesh, ndërsa në prononcimi për media, ai e vendosi theksin tek niveli i lartë i grupit në përgjithësi.

TAKIMI-“Vërtet takim perfekt nga ana jonë. E them me gojën plotë prezenca jonë më e mirë në sezonin aktual. Nëse krahasojmë duelin e parë më këtë të kthimit nuk ka asnjë të përbashkët. Kontigjenti reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë jam shumë i lumtur, sikurse krenarë. Paraqitje të tilla mund të na ngrejnë shumë lartë. E kemi kualitetin për t’u ndeshur me më të mirët”, tha me nota të larta optimizmi shënuesi më i mirë në ekip.

FINALIZIMET-“Goli i parë erdhi në hyrje të zonës. Ne kemi praktikuar edhe në seancat stërvitore situatë të ngjashme dhe ja ku jemi. Të nuhasësh golin nuk është aq e thjeshtë sa duket, prandaj vendosja në pozicionon e duhur merr vlerën e saj. Konkretizimi i dytë ishte më i thjeshtë. Gola janë detyra ime dhe më bëjnë të ndihem i lumtur, aq më tepër kur edhe ekipi merr fitoren”.

SITUATA ME TUHELIN- “Më duket disi e çuditshme. Të gjithë kanë përgjegjësi në ekip nga trajneri e deri tek ne lojtarët, kështu që faji i rezultateve të dobët në kampionat peshon për të gjithë, jo vetëm mbi trajnerin. Ne dëshirojmë ta mbyllim sezonin në mënyrën më produktive, aty ku përmirësimi përbën një komponent thelbësorë. Nëse mbajmë të njëjtin temp, dëshirë dhe përkushtim, i bindur se përfundimi do na buzëqesh”, e mbylli Herri Kejn.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"