Katër vite i martuar por e mbajti të fshehtë, publikohet fotoja nga dasma e Shkëlzen Gashit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 11:53

Katër vite i martuar por e mbajti të fshehtë, publikohet fotoja nga dasma e Shkëlzen Gashit

Kur është fjala tek djemtë e kombëtares shqiptare, shpesh interes ka pasur edhe mbi jetën private të tyre. Në disa raste, ata kanë furnizuar portalet me lajme nga fejesat e martesat, pushimet romantike e jo vetëm.

Gashi-Kuin-Latifah

Por, duket se një prej tyre ia ka dalë të mbajë këtë pjesë komplet të fshehur. Besoni ose jo, Shkëlzen Gashi është prej vitesh i martuar!

Gashi

Prive.al ka arritur të zbulojë se futbollisti i njohur i cili luan për Koloradon është i martuar qysh në vitin 2013 por këtë pjesë e ka mbajtur plotësisht sekrete.

Shkelzen Gashi kuqezi

Ne kemi arritur të sigurojmë edhe një fotografi nga dasma me vajzën pejane që jeton në Zvicër të cilën ua sjellim më poshtë. Nuk dihet nëse përgjatë këtyre katër viteve Shkëlzeni është bërë baba por me mbajtjen e gjërave aq hermetike, kjo nuk do të përbënte diçka të papritur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"