KATEGORIA SUPERIORE/ Ndryshohet axhenda e javës së 13-të, Tirana dhe Vllaznia do të luajnë me drita. Kampionët ndërrojnë orar dhe stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 22:45

KATEGORIA SUPERIORE/ Ndryshohet axhenda e javës së 13-të, Tirana dhe Vllaznia do të luajnë me drita. Kampionët ndërrojnë orar dhe stadium

Ndryshohet axhenda e javës së 13-të e Kategorisë Superiore.

superiore

Dy ndeshjet që kanë pësuar ndryshim janë: Tirana-Kastrioti dhe Vllaznia-Egnatia, sfida që do të zhvillohen ditën e hënë të datës 12 dhjetor.

Ndeshja mes kampionëve aktualë të Shqipërisë dhe krutanëve nuk do të zhvillohet më në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, por në stadiumin “AIR Albania” me fillim në orën 19:00.

Takimi mes shkodranëve dhe rrogozhinasve do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, por me ndryshim jo më në orën 15:45, por në 16:30.

Ndërkohë, të dielën do të luhen tre takime, Bylis-Laçi në orën 13:00, Kukësi-Teuta në orën 13:00 dhe Erzeni-Partizani në orën 15:45.

AXHENDA E PLOTË E JAVËS SË 13-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –

E Dielë, 11 Dhjetor 2022 –

BYLIS – LAÇI | 13:00 | Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh |

KUKËSI – TEUTA | 13:00 | Stadiumi “Kukës Arena”, Kukës |

ERZENI – PARTIZANI | 15:45 | Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës |

E Hënë, 12 Dhjetor 2022 –

VLLAZNIA – EGNATIA | 16:30 | Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër |

TIRANA – KASTRIOTI | 19:00 | Stadiumi “AIR Albania”, Tiranë |

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"