Kampionët e Premier Ligës rikthehen te fitorja, Mançester Siti përmbys Lutonin për tre minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 17:33

Kampionët e Premier Ligës rikthehen te fitorja, Mançester Siti përmbys Lutonin për tre minuta

Kampionët e Premier Ligës janë rikthyer sërish te fitorja, ku sot skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka marrë një fitore me përmbysje në transfertë. Mançester Siti fitoi në shifrat 2-1 përballjen e javës së 16-të ndaj Luton Taunit.

LUTON

Debutueist e Lutonit kaluan në avantazh në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë me Adebajo.

Por në pjesën e dytë Siti ndryshon marshin dhe reagon menjëherë duke shmangur turpin. Në minutën e 62-të Bernardo Silva barazoi rezultatin në 1-1. Tre minuta më pas Grilish përmbys vendasit dhe Siti kalon në avantazh 2-1, rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore skuadra e Guardiolës mban vendin e katërt në premier Ligë me 33 pikë.

Fulham ka shkëlqyer në derbin londinez me Uest Hem, duke fituar në shifrat 5-0. Ndërsa Çelsi i Armando Brojës u mund 2-0 në transfertë nga Evertoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"