Kampion në derbi, Çalha injoron Milanin: Një ëndërr e tifozëve zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 14:25

Kampion në derbi, Çalha injoron Milanin: Një ëndërr e tifozëve zikaltër

Hakan Çalhanoglu e ka lënë pas krahëve eliminimin e Interit nga Liga e Kampionëve dhe është përqendruar maksimalisht për të fituar titullin kampion. Mesfushori turk, për momentin i angazhuar në miqësoret e kombëtares së tij, ka dhënë një deklaratë për “Sportmediaset”, ku duket se nuk bie në grackën e gazetarit kur pyetet për fitoren e mundshme të titullit në derbi. Ai injoron ish-ekipin e tij duke thënë se mendon vetëm për Interin.

calhanoglu

Hakan, jeni në rrugën e duhur për titullin kampion…

Mungon shumë pak për titullin kampion. Kemi përpara ndeshje të rëndësishme dhe duhet të bëjmë detyrën në to. Pastaj të shohim çfarë do të ndodhë. Fitorja e titullit kundër Milanit është një ëndërr e tifozëve zikaltër.

Po e juaja, a është?

Të shohim çfarë do të ndodhë. Unë jam i qetë dhe e gjithë skuadra është e qetë. Ne shohim vetëm Interin dhe nuk na intereson se çfarë do të bëjnë ekipet e tjera. Duam ta mbyllim sa më shpejt këtë çështje dhe kemi besim se do t’ia dalim.

E kaluat zhgënjimin nga eliminimi në Champions?

Provuam që të kualifikoheshim, por kishim përballë një skuadër të fortë si Atletiko. Duhet ta synojmë këtë trofe në sezonin e ardhshëm. E dimë që është e vështirë, por nuk dorëzohemi. Patjetër që kemi një skuadër shumë cilësore dhe do të bëjmë gjithçka në të ardhmen.

A do të qëndroni tek Interi?

Sigurisht që po. Ka pasur shumë lajme rreth së ardhmes time, por unë gjithmonë e kam thënë se Interi është shtëpia ime dhe dua të jap kontributin për të arritur objektivat.

Po Turqia, çfarë skuadre është?

Jemi një ekip me lojtarë të rinj dhe që po rritemi nga viti në vit. Ka ende shumë rrugë për të qenë në top formë, por kam besim.

Sa i rëndësishëm është Montela për ju?

Është shumë i rëndësishëm. Kur erdhi ai ne siguruam kualifikimin. Edhe për të ishte e lehtë të integrohej në këtë kombëtare. Di shumë mirë si t’i menaxhojë futbollistët. Ka një klimë pozitive në skuadër. Jemi të lumtur që ai është trajneri i Turqisë.

Çfarë mendoni për Jilldiz?

Është duke u rritur, jo vetëm ai. Kemi shumë lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Gyler. Skuadra është e re, por ka edhe 2-3 lojtarë me eksperiencë. Ka ende shumë rrugë për t’u përmirësuar.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"