“Kam pasur përplasje me Lerdën, por nuk e kishte personale”, Asani: Presidentit i kam thënë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 23:32

“Kam pasur përplasje me Lerdën, por nuk e kishte personale”, Asani: Presidentit i kam thënë…

Jasir Asani ka luajtur ditën e sotme, ndeshjen e fundit me fanellën e Partizanit ndaj Vllaznisë. Lojtari i të kuqve nga viti i ri do të nisë një avanturë në Suedi tek Aik Stokholi. Asani ishte i ftuar në “Zona Gol”, teksa ka folur për preferencat e tij, për Partizanin dhe aventurën e re në Suedi.

jasir asani 1

Kampionati që të pëlqen më tepër? “Më pëlqen dhe Turqia si kampionat dhe mund të luaja dhe aty. Ndërsa më shumë ndjekë Spanjën dhe Anglinë. Bardhin e kam shumë shok dhe kemi luajtur me kombëtaren e Maqedonisë”.

Reali apo Barcelona? “Unë jam me Barcelonën dhe them që e fitojnë ata kampionatin. Më pëlqen Mesi, ndërsa përveç tij, është Buskets ai që bën diferencën”.

Terreni në “Selman Stërmasi”? “Pjesa e parë ishte mirë, ndërsa në të dytën u rëndua. Ishte një ndeshje shumë vështirë. Erdhi goli i Bitrit dhe më pas e morëm ndeshjen me qëtësi”.

Çfarë note do i vendosje vetes? “Unë mendoj se do i jepja notën 5 ose 6. Unë nuk kam pasur shumë mundësi, me trajnerin e ri. Kisha vështirësi dhe duhet të tregoja çdo ndeshje maksimumin, por futbolli i ka këto gjëra, njëherë do ulesh njëherë do ngrihesh. Jemi një ekip më shumë kualitet”.

Derbi dhe tronditja? “Unë mendoj që pas derbit, me Teutën kishim raste të shtumta, unë kisha 4-5 të tilla dhe fati nuk ishte me ne. Kam shumë besim te çunat dhe do ia dalin prapë këtë vit për titullin”.

Përmirësim në karakter? “Çdo futbollist ka gabimet e veta dhe duhet të përmirësohet çdo ditë e më shumë”.

Lerda e kishte personale me ty? “Kam pasur përplasje, por nuk besoj se e ka pasur personale. Në çdo ndeshje luante me një formacion ndryshe. Nuk kam pasur asgjë me të. Të kishte ndonjë gjë kundra meje, duhet të ma kishte thënë, dhe ia kam thënë në stërvitje. Trajneri u shpreh ndaj meje që nuk kishte asgjë me dhe se donte të luante me skemën 3-5-2. Unë i thashë se do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje. Unë i kam thënë Lerdës se isha i gatshmë të luaja kudo, vetëm të isha titullar. Duke qenë se sezonin e shkuar, ishim një treshe e fortë përpara dhe isha gati të bëja çdo rol.  Presidentit i kam thënë që do të vendosësh ti për të ardhmen time.  Nga Partizani nuk do të ikja kurrë pa marrë lekë klubi. Pasi më kanë dhënë një besim dhe mundësi që të rritesha dhe nuk do të ikja pa ndihmuar klubin që e falënderoj”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"