Juventusi fsheh Bonuçin për shkak të tifozëve, Perin i rikthen numrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2018 | 15:14

Juventusi fsheh Bonuçin për shkak të tifozëve, Perin i rikthen numrin

Rikthimi i Bonuçi te Juventusi ka bërë bujë në të gjitha mediat botërore, teksa nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Juventusit. Të shumtë kanë qenë fansat që kanë dalë kundër klubit për këtë vendim, teksa mbrojtësi kreu sot vizitat mjekësore.

38421980_2376597435700805_2272803011216539648_n

Drejtuesit juventinë kanë shmangur surprizat e pakëndshme dhe futbollisti u shoqërua me makinë deri qendrën mjekësore teksa u fut nga hyrja dytësore.

38404855_2376598322367383_6908041840021209088_o

Bonuçi i kaloi me sukses vizitat mjekësore, teksa do të mbajë numrin 19. Portieri Matia Pernin, i cili kishte zgjedhur numrin 19 ka vendosur t’ia lirojë 30-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"