“Junajtid luajti në mbrojtje”, Klop habit me deklaratën: Objektivi ynë është të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:29


“Junajtid luajti në mbrojtje”, Klop habit me deklaratën: Objektivi ynë është të…

Zero me zero në “An field” mes Liverpu lit dhe Mançester Junajtidit nuk do të hyjë me siguri të historinë e ndeshjeve më të bukura mes ekipeve më të titulluara të Anglisë. “Reds”-at u përplasën me murin e ngritur nga “Djajtë”, të cilët u përpoqën t’i kapin në befasi përmes kundërsulmit.

skysports-klopp-jurgen-liverpool_5150894

Për këtë qasje të kryesuesve të Premier Ligës u shpreh edhe tekniku i kampionëve, Jyrgen Klop, i cili nuk e kurseu një shigjetë në drejtim të rivalit të tij, Ole Gunar Solskjaer: “Në tërësi luajtëm mirë, mbi të gjitha në pjesën e parë. Në 30 minutat e para luajtëm në mënyrë të shkëlqyer dhe ndoshta duhet të kishim bërë diçka më shumë për të provuar që të zhbllokonim ndeshjen. Për fat të keq nuk arritëm ta bëjmë. Në pjesën e dytë, tentuam me shumë kundërsulme që të shënojmë, por pa pasur fat.

Por nuk duhet të harrojmë edhe rastet e krijuara nga Mançester Junajtid. Kundërsulmet e tyre ishin shumë të rrezikshme dhe patën raste të mira, pavarësisht se edhe neve nuk na munguan. Luajtëm futboll dhe provuam të bëjmë lojën tonë. I detyruam të qëndrojnë në zonën e tyre.

Gjëja më e keqe që mund të ndodhë në futboll është kur përballesh me një skuadër me futbollistë të nivelit botëror që mbrohen në zonën e tyre. Është diçka që nuk e pret”, tha tekniku gjerman, i cili vendos edhe objektivin e këtij sezoni, i cili tani për tani nuk është titulli: “Për mua nuk është i rëndësishëm pozicioni në të cilin ndodhemi për momentin. E rëndësishme është që kemi pikë dhe jemi rreth katër vendeve të para. Për këtë të duhen pikët. Ne jemi në mes të një grupi skuadrash që luftojnë për këtë vend dhe pikërisht këtë duhet të bëjmë. Nuk do të thotë që nëse nuk shpallemi kampionë nuk do jetë më argëtues. Ne luftojmë për gjithçka dhe unë e pashë këtë sërish. Gjëja më e rëndësishme është të kualifikohemi në Champions dhe unë e di sesa e vështirë është. Ky sezon do të jetë një garë e fortë për 4 vendet e para”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/