Josa: Më pëlqeu paraqitja e skuadrës, ja çfarë ndikoi te humbja me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 16:25

Josa: Më pëlqeu paraqitja e skuadrës, ja çfarë ndikoi te humbja me Partizanin

Trajneri Mirel Josa nuk e bën dramë humbjen në limitet e ndeshjes ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë për “MCN” Josa pohoi se i pëlqeu paraqitja e lojtarëve të Laçit dhe me grupin që ka do të bëjë gjithçka që të plotësojë mangësitë e një ndeshje. Ai tregoi edhe arsyen pse ekipi u ndëshkua në fund dhe ku gabuan. Ja prononcimi i trajnerit të Laçit pas ndeshjes:

bandicam 2023-11-01 16-11-31-709

“Nuk është problem, ne këto lojtarë kemi dhe me këto do të plotësojmë mangësitë që ka një ndeshje

Lojtarët e interpretuan deri diku mirë ndeshjen, mund të bënin më mirë në sulm, kryesit në futjen në zonën e Partizanit dhe pasimin e fundit

U ndëshkuam nga një episod, patëm edhe një rast tjetër ku Partizani pati një rast të pastër, por nuk shënoi. Këto ishin dy gabimet vetme që bëmë

Nuk mund të kapem te kjo kur loja shkon në balancë, pasi shkuan kot ato që bënë në sulm e mbrojtje. Duhet të ishim më të mbledhur te rasti i golit, pasi ishte një kundërsulm që i doli topi lojtarit të Partizanit. Më pëlqeu gjithsesi paraqitja e skuadrës.

Nuk mund të them se ishte mungesë e lojtarëve, të cilët mund të bënin dife rencën në atë moment. Për t’i dhënë impuls lojës bëmë 2 ndërrime. Njëri ishte kokë më kokë, Bibo me Manellarin. Ndrsa te zëvendësimi tjetër futëm një sulmues për Bajramaj, i cili pati probleme në biceps.

Menduam të mbajmë më shumë në lojë Sobouale që të mbante nën tension mbrojtjen e Partizanit, por nuk rrezikuam.  Kur shkoi loja në shtesë duhet të ishim më të vëmendshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"