Josa frenon euforinë pas suksesit me Skënderbeun: Dy fitore nuk janë asgjë, ja çfarë pres nga Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 16:36

Josa frenon euforinë pas suksesit me Skënderbeun: Dy fitore nuk janë asgjë, ja çfarë pres nga Laçi

Laçi ka marrë fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa. Pas suksesit të fundit me Skënderbeun trajneri Josa u mundua të ulë euforinë në ekip, pasi sipas tij janë thjesht dy fitore, pasi me një humbje nis “avazi”. Trajneri kryeqytetas në prononcimin e tij për “MCN” pas ndeshjes u duk i kënaqur me ekipin e tij.

bandicam 2023-10-08 16-18-11-157

Ai foli edhe për raportin me trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Ja deklarta e Josës pas ndeshjes:

“Në pjesën e parë edhe mund të kishim pësuar, ku Skënderbeu ka dy sulmues të mirë. Ata e kishin zgjedhur me një 3-5-2.  Në pjesën e parë duhet të kishim më shumë qetësi në qarkullimin e topit, por e zgjidhëm në pjesën e dytë.

Dy fitoren nuk janë asgjë dhe me një rezultat negativ flasim ndryshe. Më intereson që është skuadër e re dhe lojtarët duan të mësojnë. Unë jam këtu për ti mësuar.

Ne e kishim vendosur të luanim me 4-3-3, por problemi nuk është te vendosja por iniciativa e lojtarëve

Skënderbu gjatë kohës kur mori frenat e lojës, gjatë pjesës së dytë,  shpenzoi shumë energji. Por menaxhimi i Skënderbeut dhe forca ra dhe ne e patëm më të thjeshtë më pas. E goditëm Skënderbeun më pas në pjesën e dytë dhe aty u mbyll gjithçka se edhe kundërshtari bie kur ndëshkohet për herë të dytë.

Unë i bëj analizë momenteve që ndodhën në ndeshje. Lojtarët e mesfushës dhe krahët e zgjidhën mjaft mirë dhe për këtë jam i kënaqur. Në pjesën e dytë patëm disa momente jo të mira, e lëmë këtë ndeshje të kalojë, e rëndësishme është që morëm pikët dhe distancat të mos jenë të mëdha. Prioritet u jap krahëve, qoftë me Tresën dhe Melom.

Ujka dhe Melo bënë diferencën?

Ujka ka luajt edhe më parë në atë pozicion, e njoh. Është një lojtar që po doli në pozicion edhe gjuan. Edhe Melo është i lëvizshëm, por nuk besoj se ishin më të mirët, pasi edhe Qato me Kurtin bënë mirë duke neutralizuar kundërshtarin në lojën e tyre

Diferencën e skuadrave e bën kontingjenti që ekipet kanë. Jo në cilësi, por lojtarët e gatshëm se kampionati është i gjatë. E rëndësishme për mua është se kur të kemi probleme me kartonët apo dëmtimet të mos keni diferenca në ekip. Unë jam i kënaqur me ekipin tani,

Gvozdenoviç?

Me Ivanin kam pasur raporte shumë të miri si te Skënderbeu dhe më vonë. E respektoj shumë si djalë, kemi qenë në një pozitë të keqe së bashku te Tirana kur ramë në Kategorinë e Parë. Unë këshilla nuk i jap kolegut tim, por i uroj gjithë të mirat. Secili ka mendimet e veta dhe varet nga lojtarët që ka.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"