Jo vetëm turneu në Algjeri, Shqipëria planifikon një miqësore para Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 0:05

Jo vetëm turneu në Algjeri, Shqipëria planifikon një miqësore para Europianit

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të fillojë përgatitjet me një objektiv të vetëm në muajt e ardhshëm, atë të pjesëmarrjes sa më dinjitoze në Euro 2024. Shorti ka qenë i vështirë për kuqezinjtë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën si rivalët në fazën në grupe.

kombetarja

Ndaj trajnerit Silvinjo do t’i duhen disa ndeshje për të përgatitur sa më mirë ekipin. Nëse për muajin mars është finalizuar një marrëveshje që do të shohë Shqipërinë të luajë dy miqësore në një mini-turne në Algjeri, në muajin qershor, para fillimit të Europianit, mbetet ende gjithçka e hapur.

Mësohet se FSHF është shumë pranë akordit me Federatën Hungareze të Futbollit për të zhvilluar një miqësore me këtë përfaqësuese, e cila gjithashtu do të jetë e pranishëm në Europian. Të dy skuadrat janë në kërkim të kundërshtarëve për ditët para turneut, kur do të bëhen përgatitjet e fundit, ndaj akordi mund të arrihet shumë shpejt, sapo të finalizohen detajet logjistike të ndeshjes.

Nuk dihet ende nëse kjo do të jetë miqësorja e vetme para EURO 2024, apo nëse Silvinjo do të kërkojë një tjetër ndeshje në dispozicion për të bërë gati ekipin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"