Jo vetëm Mesi/ Inter Majemi piketon një njohje të vjetër të “Pleshtit” si trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 0:04

Jo vetëm Mesi/ Inter Majemi piketon një njohje të vjetër të “Pleshtit” si trajnerin e ri

Pas akordit total të arritur me Lionel Mesin, amerikanët e Inter Majemit janë hedhur në sulm për trajnerin e ri.

3eb3d236e1

Emri që po qarkullon në media, për të marrë drejtimin e skuadrës që militon në MLS është ai i Gerardo “TATA” Martino, i cili pritet të konfirmohet menjëherë pas prezantimit të Mesit.  

60-vjeçari ka punuar me kampionin e botës në periudhën 2013-2014, kohë kur Martino ishte trajner i Barcelonës. Tekniku argjentinas gjatë karrierës së tij, ka drejtuar edhe kombëtaren albiçeleste, si dhe Meksikën, Paraguajn dhe disa klube të tjera argjentinase.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"