Jo vetëm Lushkja, Laçit i largohet edhe talenti i mesfushës. Vjen firma për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2022 | 22:32

Jo vetëm Lushkja, Laçit i largohet edhe talenti i mesfushës. Vjen firma për Tiranën

Skuadra e Laçit do i japë në ditët në vijim lamtumirën Regi Lushkjes, i cili do të largohet me destinacion Moldavinë, ku ka akord për firmën me Sherif Tiraspol. Por ai nuk është largimi i vetëm nga klubi kurbinas gjatë merkatos së janarit.

bytyqi

Një tjetër mesfushor është larguar këto ditë nga Laçi. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar Arbër Bytyqi, i cili ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me këtë klub, për t’iu bashkuar nëj tjetër klubi në Superiore.

arber bytyqi

Lojtari 18-vjeçar ka firmosur me skuadrën e Tiranës dhe do të jetë që në ditët në vijim nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Bytyqi ka luajtur në total 17 ndeshje në kampionat me Laçit që nga viti 2019 kur iu bashkua klubit, por shpreson që të bindë stafin e Tiranës që t’i japë më shumë hapësira në vijim, duke parë politikën e promovimit të të rinjve që po ndiqet nga bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"